Flash

Bujar Asqeriu nxjerr bllof Erion Veliajn. Ja si më censuroi nga mediat e tij

Lapsi.al 15 June 2018
Bujar Asqeriu nxjerr bllof Erion Veliajn. Ja si më censuroi nga mediat e

Në protestën e artistëve të kësaj të premteje Bujar Asqeriu ka denoncuar makiavelizmin e pështirë të Erion Veliajt kur ka treguar para të gjithëve se si iu pre fjala në tubimin e organizuar nga kryebashkiaku. Të enjten të gjithë ata që e ndoqën live atë takim vunë re një fenomen të çuditshëm: disave prej aktivistëve të shoqërisë civile iu pre fjala nga kryebashkiaku me pretendimin se ai qe një takim me aktorët dhe me juristët apo arkitektët do të zhvilloheshin konsultime të tjera publike.

Mirë po në fund ndodhi diçka e paparashikuar. Fjalën e kërkoi edhe aktori Bujar Asqeriu që prej kohësh është shndërruar në një tribun të vërtetë dhe videot më fjalimet e të cilit që denoncojnë korrupsionin e politikanëve janë vërë virale në rrjetet sociale.

Me një hipokrizi që i kapërcen të gjitha limitet Veliaj kur takimi po mbaronte i tha Asqeriut që kërkii fjalën: "Më fal Bujar nuk të kisha parë". Por regjia direkte e komanduar prej tij e preu menjëherë transmetimin sapo Asqeriu e mori fjalën. Në të nëjtën kohë Nevs 24, Ora nevs, ABC Nevs, Report TV, Top Nevs futën automatikisht reklama. Askush nga këto media që u fikën si me telekomandë nuk pati guximin të protestojë më pas që kryeredaktori i tyre real, Lali Eri u preu sinjalin. Por nga fjala e Bujar Asqeriut nuk u dëgjua asgjë.  

Sot aktori ka treguar jo vetëm se si u censurua por edhe se ç'foli në atë takim. Ai përsërit edhe njëhetë se vjedhësit më të mëdhej të këtij vendi janë politikanët dhe se ç'do e keqe vjen nga makutëria e tyre.

Duke e ndjerë veten pjesë e kësaj kaste Veliaj udhëroi t'ia prisnin fjalën. Prandaj me elegancë Asqeriu deklaroi në takimin e kësaj të premteje: "deri në kampoionatin e ardhshëm botëror, nuk kam ndërmen të shoh asnjë ndeshje me një njeri si ai".

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI