Flash

Turjan Hyska flet për largimin e tij në Klan

Lapsi.al 14 June 2018
Turjan Hyska flet për largimin e tij në Klan

Turjan Hyska mori një vendim të rëndësishëm, por edhe të vështirë besojmë; të shkëputet pas 14 vitesh punë në Vizion Plus. Gjithsesi, Turi e vendosi dhe tashmë do të jetë pjesë e familjes së madhe të Tv Klan. Në një intervistë për Tirana Post, Turi ka zbuluar më shumë rreth kësaj lëvizje kaq të rëndësishme në karrierën e tij. Ai ka treguar se Apartamenti 2Xl do të zhvendoset së bashku me të.

“Është produksion i imi dhe gjithë ata do të më bashkohet në Klan. Jemi një familje dhe lëvizim bashkë”,-është shprehur Turi.

Mirëpo, lëvizja e Turit nuk do të jetë thjesht si producent i Apartamentit 2XL. Ai ka zbuluar edhe postin e rëndësishëm që do të ketë në këtë televizion.

“Në Klan HD do të realizoj dy projekte gjigande. Një ndër ta është një upgrade i Apartamentit 2XL dhe tjetrin s’dua ta zbuloj. Ndërkohë, me Klan Plus, i cili do të ndryshojë dhe emër, si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt, shpresoj që të hyjmë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste. Ky kanal nuk do të jetë më një zgjatim i Klan, por një konkurrent i denjë në treg. Të paktën kjo është ambicia ime”,-është shprehur Turi.

Të këshilluara

Stefano Gabana: Selena Gomez e shëmtuar!

Stefano Gabbana mendon se ajo është e shëmtuar, madje e shfaq hapur fare këtë mendim. The Catwalk Italia, ka postuar një kolazh fotosh të Selenës, ku ndjekës...

08:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI