Flash

Russia 2018, burgjet "modernizohen" për të pritur huliganët anglezë

Lapsi.al 14 June 2018
Russia 2018, burgjet "modernizohen" për të pritur

Rregullime komoditeti në burgjet ruse, për të pritur huliganët anglezë. Ky është versioni i diskutueshëm i Alexei Navalny, kundërshtari politik i Vladimir Putin, që ka shpjeguar se burgjet e Moskës që janë përdorur për dënime administrative janë transformuar në "dhoma të klasit të parë", me qeli të pajisura me "ekrane led" e "hekura të lyera bukur", ku shërbehen menù të tipeve të ndryshme, "si në avion".

Sipas Navalny "është e qartë se autoritetet presin që të ndalojnë tifozët anglezë të dehur e nuk duan të bëjnë figurë të keqe".

"Në të gjithë qelitë kanë bërë përmirësime të stilit europian, kanë rilyer hekurat e në vend të vrimave në dysheme, më falni për detajet, kanë vendosur banjat. Në oberre kanë shpërndarë topa të vërtetë futbolli. E tani mund të ushqehesh më mirë se në restorante, ka madje edhe një kamarier", shkruan Navalny që sot është lënë i lirë pas 30 ditësh arrest administrativ, si pasojë e protestës së 5 majit.

"Duke qenë se punonjësit nuk dinë anglisht, kanë punësuar si stazhiere studente nga Universitetit i gjuhëve të huaja në Moskë. për momentin të huaj nuk ka dhe studentet po mërziten dhe kërkojnë me zë të lartë arrestime masive për të bërë njohje të reja. Kush lirohet nga burgu ka edhe një dhuratë: ose një libër me ligjet ruse ose një Backgammon me simbolet e Botërorit. Unë zgjodha Backgammon", ka shtuar Navalny që e mbyll me një batutë.

"Vendet janë të limituara, nëse dëshironi të thyeni ligjin duhet ta bëni shpejt, pas Kupës së Botës gjithcka kthehet si në fillim".

Të këshilluara

Rusi 2018 - Një Botëror në statistika

Rusi 2018 mbërriti...Cdo katër vjet vjen ethshëm turneu që mban mbërthyer përpara televizorëve dhe ekraneve gjigantë miliona persona: kampionati Botëror. Këtë h...

09:37

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Zbathur vetëm një ditë nga Botërori: ky është problemi sureal që kanë disa futbollistë të Kombëtares së Iranit, për shkak embargos amerikane të vendosur nga pre...

17:05

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Nuk e kishte menduar këtë Cristiano Ronaldo, por tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për poblemin. Telstar 18, topi i dizenjuar për Botërorin 2018 është...

16:37

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI