Flash

Rusi 2018 - Një Botëror në statistika

Lapsi.al 14 June 2018
Rusi 2018 - Një Botëror në statistika

Rusi 2018 mbërriti...Cdo katër vjet vjen ethshëm turneu që mban mbërthyer përpara televizorëve dhe ekraneve gjigantë miliona persona: kampionati Botëror. Këtë herë i takon Rusisë të mirëpresë kompeticionin dhe 32 skuadrat e 736 futbollistët, që do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës.

Ceremonia hapëse

Ceremonia hapëse e Botërorit në Rusi do të zgjasë rreth 10 minuta dhe do të startojë, pasi skuadrat e Rusisë dhe Arabisë Saudite, që do të luajnë ndeshjen e parë të turneut në orën 17.00, të kenë kryer nxehjen.

Kampionatet më të përfaqësuar

Luhet me statistika dhe statistikat janë pjesë e turneut, ndër futbollistët e grumbulluar në tokën ruse, më të përfaqësuar janë kampionati anglez, spanjoll dhe ai italian: 124 vijnë nga Premier League, 81 nga La Liga e vetëm 58 nga Seria A.

Manchester City, skuadra rekordmene në Rusi

Skuadra më e përfaqësuar e planetit në Rusi 2018 është Manchester City me 16 lojtarë të aktivizuar, ndërsa lojtarët me më shumë prezenca në Botëror janë Mascherano, e Messi, të Argjentinës dhe dyshja e Panzerave Ozil e Neuer.

Muller sulmuesi më i mirë

Edhe sulmuesi më prolifik që do të zbresë në Rusi 2018 luan për Gjermaninë. Thomas Müller me 10 gola të shënuar në fazën finale të Afrikës së Jugut 2010 e Brazil 2014, ka lënë pas dy argjentinasit Lionel Messin e Gonzalo Higuain, por rekordi absolut i takon një tjetër gjermani: Miroslav Klose në kuotën e 16 golave.

Lojtari më i vjetër në Botëror

"Nuk është kurrë vonë për të hequr dorë" citon një shprehje e njohur. È kjo ndoshta është pikërisht ajo që i kalon nëpër mendje portierit 45 vjecar, Essam El Hadary, portierit të Egjiptit, që mund të vendosë një rekord të vecantë: do të jetë lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave që do të luajë një ndeshje në fazën finale të botërorit.

Lojtari më i ri në Botëror

Ka edhe një anë tjetër të medaljes, e me shumë mundësi lojtari më i ri i Botërorit rus do të jetë Daniel Arzani, sulmuesi australian i Melbourne City i datëlindjes ‘99. Për australianin nuk është se bëhet fjalë për rekord, por të paktën vlen kënaqësia se në Rusi është më i vogli në moshë...

Vjen epoka e ndryshimeve

Rusi 2018 ka edhe një kuriozitet tjetër mbi skuadrat pjesëmarrëse. Ky do të jetë edicioni i parafundit me pjesëmarrjen e 32 skuadrave. Sepse duke nisur nga 2026 rregullorja parashikon përfshirjen e 48 kombëtareve, që është sinonim  i më shumë të ardhurave dhe më tepër mundësi për skuadrat e vogla, që të prezantohen në finalet e një Botërori.

Të këshilluara

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Zbathur vetëm një ditë nga Botërori: ky është problemi sureal që kanë disa futbollistë të Kombëtares së Iranit, për shkak embargos amerikane të vendosur nga pre...

17:05

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Nuk e kishte menduar këtë Cristiano Ronaldo, por tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për poblemin. Telstar 18, topi i dizenjuar për Botërorin 2018 është...

16:37

Sergio Ramos, mesazh drithërues Spanjës

Deklaratat e para që filtrojnë nga qendra e grumbullimit të Spanjës në Krasnodar, ku Furitë e Kuqe po stërviten nuk mund të mos vinin nga kapiteni i iberikëve. ...

16:05

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI