Flash

Nga dita më e keqe tek dita më e bukur, Real Madrid prezanton Julien Lopetegui

Lapsi.al 14 June 2018
Nga dita më e keqe tek dita më e bukur, Real Madrid prezanton Julien

Real Madrid ka prezantuar Julien Lopetegui si trajnerin e ri. Ish-trajneri i Spanjës me të cilën ishte i pamposhtur, takticieni bask u shkarkua nga detyra nga Federata Spanjolle e Futbollit një ditë përpara nisjes së Botërorit. Ndërsa është prezantuar të enjten mbrëma si trajner i klubit merengues, sigurisht që është ndalur tek episodi i djeshëm.

"Pas vdekjes së nënës time ajo e djeshmja ishte dita më e trishtuar e jetës time", ka thënë trajneri i ri i "Los Blancos" duke shtuar: "Por sot është dita më e bukur e jetës time. Jam shumë i qetë ashtu si të gjithë të tjerët. Ne kemi vepruar në mënyrë shumë profesionale dhe të ndershme. Nëse disa duan ta kuptojnë ndryshe, janë të lirë ta bëjnë. Por ne jemi treguar të ndershëm dhe të qartë".

https://twitter.com/RMadridInfo/status/1007313418880212992?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fjulen-lopetegui-nouvel-entraineur-a-ete-presente-par-le-real%2Fcm2axou6987714b9kdp44m45t

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez gjithashtu ka folur për shkarkimin e trajnerit spanjoll: "Ne kemi dashur të bëjmë zyrtar emërimin e tij në klubin tonë për hir të transparencës, në mënyrë që të shmangim rrjedhjen e informacionit që mund të shkaktonte paragjykime te përfaqësuesja përpara Kupës së Botës. Shkarkimi i tij nga Rubiales ishte absurd, i ekzagjeruar dhe i nxitur nga krenaria".

https://twitter.com/Realmadridplace/status/1007317112610852869?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Ffr%2Fnews%2Fjulen-lopetegui-nouvel-entraineur-a-ete-presente-par-le-real%2Fcm2axou6987714b9kdp44m45t

Ndërkohë numri 1 klubit merengues ka mirëpritur trajnerin e tij të ri: "Ju e keni çuar kombëtaren në Botëror në një mënyrë të shkëlqyer. Mirë se vini në rikthimin tuaj në këtë vend që e njihni shumë mirë".

Të këshilluara

Goli i pestë i Golovin për të mos u humbur

Alexander Golovin shënon golin e pestë për Rusinë, në suksesin përballë Arabisë Saudite. Lojtari që kërkohet nga Juventus realizoi golin që mbylli ndeshjen në m...

19:02

Cheryshev spektakolar, shënon golin e katërt

Denis Cheryshev shënon golin e katërt për Rusinë, në suksesin përballë Arabisë Saudite. I futur në fushë në vend të Dzagoev të dëmtuar mesfushori realizon golin...

18:56

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI