Flash

Juventus e kërkon, Golovin shkëlqen në debutimin për "Rusi 2018"

Lapsi.al 14 June 2018
Juventus e kërkon, Golovin shkëlqen në debutimin për

Sinjale të mira për Juventusin që ndjek Aleksandr Golovin, mesfushorin e CSKA-së së Moskës që ka shkëlqyer në ndeshjen inauguruese të Botërorit 2018 mes Rusisë dhe Arabisë Saudite (5-0), duke shënuar një gol dhe dhuruar 2 asiste.

Bardhezinjtë janë duke biseduar për lojtarin e lindur në vitin 1996, i cili mund të transferohet në Torino në merkaton e verës për t'iu bashkuar Serie A. Për momentin mes kërkesës dhe ofertës hendeku është disa milionë euro, por ndjesia është se akordi mund të arrihet.

Golovin, në debutimin e tij në Botëror, ka përmbushur pritshmëritë me një gol nga goditja e dënimit dhe 2 asiste: i pari në rastin e finalizimit të Gazinsky që hapi serinë e golave, i dyti për goditjen me kokë të Dzyuba.

Juventusi synon të mbyllë për një shifër rreth 18 milionë euro. Nëse çështja konkretizohet, Golovin do të jetë lojtari rus nr.3 në historinë e "Zonjës së Vjetër" pas Zavarov dhe Alejnikov.

Të këshilluara

Goli i pestë i Golovin për të mos u humbur

Alexander Golovin shënon golin e pestë për Rusinë, në suksesin përballë Arabisë Saudite. Lojtari që kërkohet nga Juventus realizoi golin që mbylli ndeshjen në m...

19:02

Cheryshev spektakolar, shënon golin e katërt

Denis Cheryshev shënon golin e katërt për Rusinë, në suksesin përballë Arabisë Saudite. I futur në fushë në vend të Dzagoev të dëmtuar mesfushori realizon golin...

18:56

Frikësohet Uruguaji, rikuperon Salah

Hector Cuper e bashkë me të i gjithë populli egjiptian mund të marrin frymë lehtësisht: Mohamed Salah ka rikuperuar dëmtimin. "Mund të them se Salah do të jet...

17:06

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI