Flash

Gjermani, parandalohet sulmi me armë kimike në Këln

Lapsi.al 14 June 2018
Gjermani, parandalohet sulmi me armë kimike në Këln

Një ekstremist islamik u ndalua sot të kryente një sulm kimik në Këln, në Gjermani.

Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorisë gjermane. Agresori quhet Sief Alah dhe është me prejardhje nga Tunizia.

Ai kishte arritur të ndërtonte toksinën vdekjeprurëse të quajtur Ricin, me të cilën do të kryente dhe sulmin.

29-vjeçari tunizian kishte filluar të blinte materialet e nevojshme për sulmin në internet, nga mesi i muajit të kaluar.

Deri tani, hetuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje të të riut me ndonjë nga grupet ekstremiste.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

Tualeti si simbol i mosbesimit

Pak orë para se Kim Jong-un dhe Donald Trump të shtrëngonin duart me njëri-tjetrin në një resort turistik luksoz në Singapor, mediat ndërkombëtare raportuan një...

19:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI