Flash

Brazili favoriti kryesor, Messi shansi i fundit, Ronaldo kërkon historinë

Lapsi.al 14 June 2018
Brazili favoriti kryesor, Messi shansi i fundit, Ronaldo kërkon

Numërimi mbrapsht pothuaj ka përfunduar....gjithcka është gati për Kupën e Botës Rusi 2018. Planeti mban frymën në pritje të zbresin në fushë beniaminët e tyre... Ashtu si në cdo turne, ka sigurisht superfavoritë, skuadra që kanë ambicjen për fitoren finale, por që e nisin nga një shkallë më poshtë në hierarki në krahasim me të parët dhe natyrisht suprizat, që kurrë nuk mungojnë .

Favoritët e mëdhenj

Brazili, Gjermania e Franca sipas specialistëve të futbollit por edhe bookmakers janë tre Kombëtaret që, me shumë se të gjitha, aspirojnë titullin në Rusi. Arsyeja e thjeshtë, kanë në organikë individualitete të rafinuar në teknikë, shpirt gare e një lojë skuadre të konsoliduar.

Brazili

Skuadra më fituese e Botërorëve, me 5 tituj, Brazili ka ADN fituese dhe një Neymar, që bën diferencën. Numri 10 është simboli i Selecaos, por pas shpinës së tij Tite mund ti besojë një reparti të rëndësishëm që si në kualifikuese ashtu dhe në miqësoret përpara turneut, tregoi se kishte një marsh më shumë.

Gjermania

"Futbolli është një lojë që e luajnë të gjithë, por në fund fiton Gjermania", jo gjithmonë kjo shprehje është e vërtetë, por në Brazil 2014 ndodhi pikërisht kështu. Gjermania ka praktikisht dy skuadra titullare dhe vjen nga fitorja në Kupën e Konfederatave me linjat e dyta. Nuk duhet harruar që Manchaft ka një force grupi që luan prej disa vitesh bashkë, përvec faktit se ka një trajner fitues si Löë.

Franca

20 vjet nga triumfi në 1998 Franca ëndërron që historia të përsëritet. Nuk mbeten poshtë Les Bleus, e kjo u pa edhe në miqësoren e fituar së fundmi kundër Italisë. Deschamps ka fenomenë në cdo repart të fushës. Për teknikun do të jetë i rëndësishme vetëm karikimi dhe morali i "Gjelave": nëse luajnë të përqendruar, ata janë skuadra me më shumë kualitet se të gjithë.

Ambicjozët e turneut rus

Ndoshta janë pak më poshtë në hierakri, por janë të paktën tre skuadra që mund ti krijojnë probleme gjithëkujt me potencialin që zotërojnë.

Argjentina

I shkoi deri në fund ëndërrës në Brazil 2014, por ndoshta ishte një hakmarrje shumë e bukur për tu realizuar: të fitontë Kupën në tokën e rivalëve të përjetshëm. Argjentina ka, me shumë mundësi, sulmin më të mirë në botë: èshtë mundësia e fundit për Messin që të fitojë Botërorin, por deri tani Albiceleste nuk ka shkëlqyer në nivel loje, e mbi të gjitha, në mbrojtje ka shfaqur probleme të mëdha.

Spanja

Favorite por jo shumë është edhe Spanja, që e ka përfunduar tranzicionin e bllokut historik Europian e Botëror me Del Bosque e prezentohet me një gjeneratë lojtarësh që vitet e fundit kanë triumfuar me klubet e tyre në Europë. Shanset për Furitë e Kuqe kanë marrë një goditje vetëm 24 orë më parë kur tekniku Lopetegui është shkarkuar nga detyra, duke u zëvendësuar me Hierron. Nëse për Argjentinën problemi është mbrojtja, Spanjës duket se i mungon larmia ofensive e viteve të fundit.

Portugalia

Fatet e kampionëve në fuqi të Europës duket se janë lidhur ngushtë me ambicjen e madhe të Cristiano Ronaldos. Portugalia armën e fortë ka pikërisht CR7, edhe pse mosha bën të veten. Nëse do të fitonte Botërorin, do të bëhej lojtari më i mirë i historisë... E në këtë pikë, Botërori na e ka mësuar: gjithcka mund të ndodhë.

Të këshilluara

Rusi 2018 - Një Botëror në statistika

Rusi 2018 mbërriti...Cdo katër vjet vjen ethshëm turneu që mban mbërthyer përpara televizorëve dhe ekraneve gjigantë miliona persona: kampionati Botëror. Këtë h...

09:37

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Zbathur vetëm një ditë nga Botërori: ky është problemi sureal që kanë disa futbollistë të Kombëtares së Iranit, për shkak embargos amerikane të vendosur nga pre...

17:05

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Nuk e kishte menduar këtë Cristiano Ronaldo, por tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për poblemin. Telstar 18, topi i dizenjuar për Botërorin 2018 është...

16:37

Sergio Ramos, mesazh drithërues Spanjës

Deklaratat e para që filtrojnë nga qendra e grumbullimit të Spanjës në Krasnodar, ku Furitë e Kuqe po stërviten nuk mund të mos vinin nga kapiteni i iberikëve. ...

16:05

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI