Flash

Tha se kishte paguar shpenzimet ekstra, produksioni i publikon faturat Almedës

Lapsi.al 13 June 2018
Tha se kishte paguar shpenzimet ekstra, produksioni i publikon faturat

Për më shumë se 12 javë, Almeda Abazi udhëtoi drejt Tiranës, për të moderuar spektaklin “Dancing With The Stars Albania”.

Në fillim publikoi, bashkë me videon e valsit me bashkëshortin e saj në “Dancing with the stars”, një falenderim të gjatë e shumë të ndjerë për gjithë stafin e produksionit, për gjithçka që ky produksion bëri për të (i kishte renditur emrat me rradhë, që nga producentja Holta Dulaku, regjisori Bledar Linza, skenaristja Zefina Hasani, kostumografi Ardi Asllani, partneri i saj në prezantim Rudi Hizmo etj etj). Ishte ajo e dashura e ëmbla që kishim parë të gjithë në ekranin e Vizion Plus, për 12 javë me rradhë.

Por vetëm dy ditë më pas, në pasditen e së hënës, Almeda Abazi e zhduku nga instagrami i saj këtë postim, sepse kishte bërë gati një fyerje të rëndë, po për atë produksion që lavdëroi e falenderoi dy ditë më parë. U ankua për pagesat që duhej të bënte vetë, për shpenzimet extra, për ujin që kish pirë nga minibari dhe laundry ku kish larë rrobat, madje edhe për hekurosjen e kostumit të Tolgës.

Të ishte ndonjë e padalë dhe e paditur, edhe mund t’ja kishim falur e do t’i kishim shpjeguar se në fakt kudo ku udhëton, apo të ftojnë, edhe kur ta kanë paguar udhëtimin e hotelin, ka një rregull universal në botën e hotelerisë: barin e paguan gjithmonë vetë. Pra dhe në rastin e saj, ndonëse produksioni i paska marrë përsipër udhëtimet e fjetjen për 12 javët e angazhimit të saj në “Dancing”, s’ka pasur asnjë detyrim t’i paguajë dhe ujin që ajo pi. E megjithatë, sipas burimeve në Vizion Plus, ne mësuam se Almedës krahas pagesës së majme që ka marrë, i qenka paguar edhe çdo fluturim vatje- ardhje, në business class edhe ç’do gjë që ka ngrëne e ka pirë në Tiranë në këto 12 javë.

Sipas një hulumtimi të CNA.AL në faturat e mëposhtme duket se Almedës i është siguruar çdo gjë, atëherë pse është nxehur ajo? Ndonëse produksioni prapë e ka toleruar duke ia paguar fjetjen, asaj dhe bashkëshortit të saj, edhe për netët kur në fakt marëdhënia me Vizion Plus kishte përfunduar, një favor ky i bërë prej televizionit, për hir të bashkëpunimit, Almeda s’paska qenë prap e kënaqur. Paska dashur t’i paguhej (jashtë çdo rregulli) edhe uji i këtyre ditëve, edhe hekurosja e ku e dimë ne se çfarë tjetër. Pra shumë zhurmë për içik ujë. Shumë zhurmë prej një vajze të parritur e tekanjoze që pasi i kanë bërtitur, ndoshta dhe burri i saj që duhet t’i dijë mirrë rregullat e hotelerisë, e ka hequr menjëherë statusin që e plasi pa e menduar se në fakt po shkelte bukën e dhënë, e po fyente një produksion të tërë që megjithë gafat që bënte në trasmetim live e ka ndihmuar që të mos dukej keq e të mos mbytej me një pikë ujë. Por në instagramin e saj, ku produksionin nuk mund ta mbronte dot, ajo u mbyt që u mbyt me një pike ujë. Në Instagram produksioni s’ja mbuloi dot budallallikun e papjekurinë e saj.

Të këshilluara

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner si dy binjake

Kim Kardashian dhe Kylie Jenner njihet për format e tyre bombastike. Dy motrat provuan se janë klone të njëra-tjetrës përsa i përket ‘pasurive’ në Kalabasas të ...

17:53

Lady Gaga:Kam menduar vetëvrasjen

Lady Gaga gjatë prezantimit të çmimit të Global Changemakers Award (Çmimi Global I Krijuesve të Ndryshimit) u shpreh se: “Nuk mund ta mbaj dot më brenda, kam di...

16:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI