Flash

Rusia përshëndet takimin Trump - Kim Jong dhe bën një paralajmërim...

Lapsi.al 13 June 2018
Rusia përshëndet takimin Trump - Kim Jong dhe bën një

Rusia përshëndeti sot fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Koresë së Veriut, pas takimit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

Megjithatë, Rusia paralajmëron se kriza korenao-veriore nuk mund të zgjidhet për një orë.

"Mundet vetëm të përshëndesim faktin e arritjes së një takimi të tillë dhe fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë. Cilatdo qofshin rezultatet e takimeve të tilla, ato pa dyshim ndihmojnë në zbutjen e tensioneve në gadishull dhe kjo gjë ngjall vetëm kënaqësi." u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Sipas Peskov, e vetmja rrugë e mundshme për të zgjidhur krizën bërthamore koreano-veriore ishte ajo e një dialogu të drejtpërdrejtë.

Donald Trump dhe Kim Jong Un zhvilluan të martën një takim historik në Singapor që u finalizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët pa një progres të dukshëm për çështjen e mprehtë të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump – Kim, të gjitha detajet e takimit historik 

Të këshilluara

Tualeti si simbol i mosbesimit

Pak orë para se Kim Jong-un dhe Donald Trump të shtrëngonin duart me njëri-tjetrin në një resort turistik luksoz në Singapor, mediat ndërkombëtare raportuan një...

19:50

Pse Vladimir Putin nuk buzëqesh kurrë?

Ai mund të ketë datëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, por janë të rralla momentet kur e shohim Vladimir Putin me buzëqeshje në fytyrën e tij. Njerëzit n...

19:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI