Flash

Pas takimit me diktatorin korean, Trump i përgjigjet aktorit De Niro: Zgjohu o i grushtuar!

Lapsi.al 13 June 2018
Pas takimit me diktatorin korean, Trump i përgjigjet aktorit De Niro:

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktorit Robert De Niro, pas sharjes që ky i fundit i drejtoi nga foltorja e Tony Awars. Trump e quan De Niron një individ me koeficient të ulët inteligjence dhe një aktor që gjatë përvojës në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij. Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi ai në “Twitter”.

Trump gjeti kohën t’i përgjigjes De Niros pasi u kthye nga Singapori, ku zhvilloi takimin me liderin e Koresë së Veriut. Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur për opozitën që i bën shpesh presidentit amerikan, mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha: “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”.

Të këshilluara

Tualeti si simbol i mosbesimit

Pak orë para se Kim Jong-un dhe Donald Trump të shtrëngonin duart me njëri-tjetrin në një resort turistik luksoz në Singapor, mediat ndërkombëtare raportuan një...

19:50

Pse Vladimir Putin nuk buzëqesh kurrë?

Ai mund të ketë datëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, por janë të rralla momentet kur e shohim Vladimir Putin me buzëqeshje në fytyrën e tij. Njerëzit n...

19:46

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI