Flash

Pakti "sekret" që Rama dhe Erdogan kanë bërë për zgjedhjet

Lapsi.al 13 June 2018
Pakti "sekret" që Rama dhe Erdogan kanë bërë

Kryeministri Edi Rama i ka thurrur lavde peresidentit turk gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet presidenciale dhe legjistlative të 24 qershorit, që mund ta shndërrojë liderin turk në një sulltan të vërtetë të vendit të tij.

Në fakt kryeministri shqiptar nuk ka bërë as më pak dhe as më shumë sesa i ka kthyer Erdoganit një borxh të vjetër, pasi ky i fundit gjithashtu e ka mbështetur Ramën edhe gjatë zgjedhjeve të 2013 edhe gjatë atyre të 2017.

Presidenti turk gjendet në vështirësi përballë një opozite të bashkuar për zgjedhjet e  24 qershorit e cila po mbështetet në zhvlerësimin e lirës turke, rënien e ekonomisë si dhe hendekut shoqëror që ka hapur njeriu që drejton prej 15 vitesh vendin (120 gazetarë të burgosur, 50 mijë persona të arrestuar sit ë dyshuar për bashkëpunim me puçistët e verës 2016, 140 mijë funksionarë, profesorë dhe jurist të pushuar nga puna).

Por në këto zgjedhje ai po luan gjithçka. Nëse i fiton ai bëhet njeriu më i pakontrollueshëm i turqisë falë ndrysimeve kushtetuese që sanksionuan një president super të fortë. Nëse humbet rrezikon të tërën.

Ndaj Erdogan ka nevojë për çdo ndihmë. Nuk është e rastësishme që një media e kontrolluar si për agjensia turke të lajmeve “Anadolu Agency”, të vijë të intervistojë kryeministrin shqiptar për fushatë. i anatemuar nga homologët e tij europianë, i shikuar si delja e zezë e demokracive iliberale të Europës, sot Erdogani ka nevojë për çdo ndihmë që çon ujë në mullirin e propagandës së tij

Por nuk është gjithashtu më pak e rastësishme, që Edi Rama ka pranuar ta luajë këtë rrol. Kur e bëri për Hillari Klintonin duke e quajtur Trampin “turpin e njerëzimit”, nuk ka pse mos e bëjë për vëllain Taip me të cilin ndan investime të përbashkëta në linja ajrore, aeroporte dhe telekomunikacion.

Prandaj për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency” ai delaroi se e ka adhuruar Erdoganin që para se ta njihte dhe se ai është një burrë që e mban fjalën:

 "Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’, ka thënë Rama.

Por përpos përdorimit për interesa vetiake, siç ndodhi në zgjedhjet amerikane, në rastin e Erdoganit Rama ka dhe borxher për të paguar.

Lideri turk atëhere kryeministër, u bë i pari udheheqes botëror në detyrë që e priti Ramën gjatë fushatës elektorale në 30 maj 2013. Mëria e sulltanit të Bosforit me Berishën dhe fakti që ky i fundit nuk kishte pranuar të votonte njësoj si Turqia për rastin e palestinës në OKB, e bëri Erdoganin të merrte krahë në fushatën elektorale që e solli kryesocialistin në pushtet. Atëhere Edi Rama u foli shqiptarëve duke pasur në sfond pallatin e Dollmabahçesë dhe duke u premtuar se së bashku me vëllain Taip “do të bëjmë të mundura gjëra që duken të pamundura". Pas takimit, Edi Rama shkroi në faqen e tij në Twitter se kujtimi më i bukur nga kjo vizitë ishte libri që i dhuroi kryeministri Erdogan me dedikimin: “Të dashurit Edi Rama me urimet e mia për sukses…” T. Erdogan!

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Katër vite më pas Erdogan përsëriti të njëtën fabul. Ai pranoi gjatë fushatës një intervistë në Top Story me Sokol Ballën ku nuk e fshehu mbështetjen për Ramën.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

https://youtu.be/KdTIFfMIvTA

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tani kur Erdogan është future në një fushatë të njëkohshme legjistlative dhe presidenciale për zgjedhjet e 24 qershorit ramës i takonte t’i kthente borxhin. Dhe e bëri pa hezitim për një media pro Erdoganiste. Duke e quajtur “Burrë të fjalës” dhe “shembull të dikurshëm frymëzimi”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI