Flash

Kaos te Spanja! Lojtarët bllokuan konferencën, u munduan të ndalonin shkarkimin e Lopeteguit

Lapsi.al 13 June 2018
Kaos te Spanja! Lojtarët bllokuan konferencën, u munduan të

Përfaqësuesja spanjolle është përfshirë nga kaosi vetëm një ditë para fillimit të Rusi 2018 me përplasje të ndezura mes drejtuesve të Federatës dhe lojtarëve rreth shkarkimit të Julen Lopeteguit.

Drejtuesit e Federatës kishin vendosur të shkarkonin trajnerin, duke cilësuar një fyerje të rëndë faktin se ai kishte pranuar ofertën e Real Madrid dhe e kishte zyrtarizuar atë 2 ditë para Botërorit. Për këtë arsye u njoftua se do të kishte një konferencë për shtyp në orën 10:30. Por sapo lojtarët mësuan për këtë vendim, iu kundërvunë drejtuesve. Kësisoj, konferenca u shty për më shumë se një orë, ndërsa lojtarët zhvilluan mbledhje me drejtuesit e Federatës rreth këtij vendimi. Të udhëhequr nga kapiteni Ramos, i cili do ta ketë si trajner Lopeteguin edhe te Real Madrid pas Botërorit, spanjollët kanë kërkuar të bindin drejtuesit e Federatës që të mbajnë trajnerin në drejtim, pasi do të ishte një dëm i madh për ekipin largimi i tij i parakohshëm.

Por drejtuesit e Federatës e cilësuan të papërshtatshme mënyrën se si kishin rrjedhur ngjarjet. “Jemi në një situatë të komplikuar, shumë të komplikuar. Vlerësoj shumë Lopeteguin, por ka mënyra të duhura se si të bëhen gjërat. Janë lajmëruar me një telefonatë nga ai vetëm 5 minuta para se Reali të lëshonte deklaratën për shtyp. Ky ekip vazhdon punën pavarësisht trajnerit”, ishin fjalët e presidentit Rubiales në konferencë.

Vendimi i tillë kundër dëshirës së lojtarëve komplikon gjithçka, pasi shumë prej pjesëtarëve të stafit të Lopeteguit mund të largohen bashkë me të drejt Realit, ndërsa nuk dihet ende se kush do të jetë në pankinë për duelin e parë kundër Portugalisë e kush do të marrë vendimet teknike. /vipsport.al/

Të këshilluara

Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Napoli e ka zëvendësuar tashmë Mauricio Sarrin - duke firmosur me ish-teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti - por nuk kërkojnë të dalin pa dicka në këmbim nga kjo...

16:30

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI