Flash

Ekskluzive/ Mbyllet marrëveshja e detit me Greqinë, Rama i kërkoi Metës...

Lapsi.al 13 June 2018
Ekskluzive/ Mbyllet marrëveshja e detit me Greqinë, Rama i kërkoi

Zbulohen detaje të reja nga takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit. Biseda e të mërkurës pasdite zgjati rreth 30 minuta dhe në fokus të saj ka qenë marrëveshja me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Burime të lapsi.al thanë se tashmë janë përmbyllur negociatat mes dy vendeve. Kanë mjaftuar vetëm 2 takime të grupit negociator, njëri në Tiranë dhe tjetri në Athinë për të finalizuar këtë marrëveshje. Sipas të njëjtave burime kjo ka qenë arsyeja pse Rama kërkoi një takim me Metën.

Kreu i qeverisë e ka njohur me rezultatet e marrëveshjes dhe më pas i ka kërkuar plotfuqinë për ta nënshkruar marrëveshjen. Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti i Republikës jep fillimisht autorizimin për nisjen e negociatave dhe për grupin negociator dhe më pas firmos plotfuqishmërinë për nënshkrimin e draftit.

Nuk dihet qëndrimi që ka mbajtur Meta në këtë takim, por besohet se ai do të kërkojë kohë përpara se të marrë një vendim. Të njëjtën praktikë ndoqi edhe në dhënien e autorizimit të nisjes së negociatave duke kërkuar disa herë informacione shtesë për çështjen.

Mediat greke shkruan para pak ditësh se marrëveshja do të finalizohet brenda muajit korrik dhe ajo do të firmoset në Athinë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI