Flash

Bushi sfidues, ndryshon strategji me Spanjën

Lapsi.al 13 June 2018
Bushi sfidues, ndryshon strategji me Spanjën

Pas takimeve miqësore dhe barazimit me golin in-extremis të portierit Gentian Selmani, kundër Bjellorusisë, tekniku i përfaqësueses U-21, Alban Bushi, u shfaq krejt i qetë dhe sfidues në konferencën për shtyp. Në shtator, rinisin kualifikueset dhe ndeshja me Spanjën kryesuese është një mision i vështirë, pavarësisht se Bushi e ka një strategji.

“Ne kemi dëshirë të mbajmë topin, kemi bërë lojë të tillë nga e para te e fundit. Por me Spanjën do të mundohemi të luajmë ndryshe, kemi kohë deri në atë ndeshje, - paralajmëroi Bushi. I kemi studiuar dhe e dimë që ata kanë siguruar kualifikimin. Për atë ndeshje do të mundohemi të afrojmë lojtarët me të mirë, do të marrim të gjithë ata që nuk do të grumbullojë Panuçi. Rezultati nuk ka rëndësi, e rëndësishme është të bëjmë lojë të mirë”.

Në Grupin 2 ku kryeson Spanja me 18 pikë, kuqezinjtë e rinj pozicionohen në vendin e 5 me 6 pikë, duke lënë pas në 7 ndeshje të luajtura Estoninë.

Tekniku ka bërë analizën e tre miqësoreve të luajtura në këtë periudhë, atë të humbur me Bosnje Hercegovinën dhe dy kundër Bjellorusisë me një fitore e një barazim, duke u shprehur i kënaqur për prezantimin e lojtarëve që i kishte dhënë besim.

“Lojtarët që erdhën nga jashtë kaluan testin, janë shumë të tillë që do të jenë e ardhmja e Shqipërisë, do të jenë faktorë në eliminatoret e ardhshme. Edhe klubet ku luajnë janë elitare, shumë të mira ku kanë mundësi të luajnë, siç kanë bërë, kjo është e rëndësishme, që lojtarët të luajnë sa më shumë”, deklaroi tekniku që ka kujtuar edhe problemet me sulmuesit, por edhe ka vlerësuar rritjen e kampionatit shqiptar.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=CKqbk7mX7IU

Të këshilluara

Problemi: Irani pa këpucë për fajin e Trump

Zbathur vetëm një ditë nga Botërori: ky është problemi sureal që kanë disa futbollistë të Kombëtares së Iranit, për shkak embargos amerikane të vendosur nga pre...

17:05

Ronaldo ka një rival më shumë në Rusi

Nuk e kishte menduar këtë Cristiano Ronaldo, por tani duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për poblemin. Telstar 18, topi i dizenjuar për Botërorin 2018 është...

16:37

Sergio Ramos, mesazh drithërues Spanjës

Deklaratat e para që filtrojnë nga qendra e grumbullimit të Spanjës në Krasnodar, ku Furitë e Kuqe po stërviten nuk mund të mos vinin nga kapiteni i iberikëve. ...

16:05

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI