Flash

Arsène Wenger beson se Franca mund të shpallet kampion

Lapsi.al 13 June 2018
Arsène Wenger beson se Franca mund të shpallet kampion

Arsène Wenger, i pranishëm në Paris në kuadër të 20 vjetorit të shpalljes kampion bote të Francës në 1998-ën, ka vlerësuar gjeneratën aktuale të Gjelave.

Fillimisht një rikthim te kombëtarja franceze e 1998-ës. "Ishte shumë bukur të shihja sërish protagonistët e asaj kohe. Ata ishin tepër të përgatitur teknikisht. Sigurisht nuk mund të fitohet Kupa e Botës rastësisht, por falë kualitetit. Kemi patur mundësinë të shihnim faza të një kualiteti të lartë, me lojtarët që njihnim, por gjithashtu edhe me lojarët që ishin eliminuar nga grupi, pra ishte e qartë që konkurreca ishte jashtëzakonisht e fortë atë kohë. Kjo jep shpresa për grupin aktual. Çdo 20 vjet nuk do të ishte aspak keq për ne. Për një vend si Franca është normale" vlerësoi tekniku.

Ndërkohë në "Rusi 2018" Franca lakohet në grupin e pretendentëve për të ngritur trofeun më madhor futbollistik në botë. "Mendoj se Didier Deschamps ka fituar eksperiencën e turneve të mëdhenj. Kur një grup fiton Kupën e Botës ka gjithmonë një eksperiencë pas. Askush nuk mund të vërë në dyshim kualitetin që kemi në fushë. Duhet të nisemi mirë dhe më pas do të shohim. Kjo gjeneratë do të jetë e jashtëzakonshme nëse do të na sjellë trofe. Askush nuk dyshon në talentin e tyre. Nëse shikoni grupin e 1998-ës, ka patur një solidaritet mes tyre dhe ishin të gjithë lojtarë inteligjentë. Edhe gjenerata aktuale është inteligjente. Ata janë imponuar ndaj skuadrave të mëdha dhe pa inteligjencë nuk mund ta bësh këtë. Pra baza është e mirë. Më pas, duhet t'i mbështesim, është më e rëndësishmja".

Të këshilluara

Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Napoli e ka zëvendësuar tashmë Mauricio Sarrin - duke firmosur me ish-teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti - por nuk kërkojnë të dalin pa dicka në këmbim nga kjo...

16:30

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI