Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

VIDEO / Bletët "pushtojnë" fushën në Ekuador, pezullohet ndeshja

Lapsi.al 12 June 2018
VIDEO / Bletët "pushtojnë" fushën në Ekuador,

Një "pushtim" i papritur nga bletët ka ndodhur në Ekuador gjatë një ndeshje të divizionit të dytë: të gjithë lojtarët janë detyruar të shtrihen në fushë duke mbuluar fytyrën me duar për 30 sekonda.

Momente paniku në minutën e 27 të takimit të divizionit të dytë ekuadorian mes Portovejo-s dhe Manta, e cila përfundoi në barazim 1-1. Papritur një koloni bletësh ka "pushtuar" fushën e lojës duke detyruar lojtarët të shtrihen në tokë barkazi ndërsa mbulonin fytyrën me duar për të shmangur pickimin.

Për fat të mirë fluturimi i insekteve ka zgjatur vetëm 30 sekonda pa asnjë pasojë për të pranishmit në fushë dhe afër saj. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë në stadiumin Reales Tamarindos. Diçka e ngjashme kishte ndodhur vitin e kaluar në Santa Ana (ku ndërhyrja e zjarrfikësve kishte qenë e domosdoshme), por edhe në 2016-ën në takimin mes River Plate Ecuador dhe Acuas. Në atë rast ndeshja u ndërpre për plot 8 minuta ku disa nga lojtarët dhe anëtarë të stafit teknik nuk i shpëtuan dot pickimeve të bletëve.

https://twitter.com/SozcuSkor/status/1005723907268206592?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fit%2Fnotizie%2Finvasione-di-campo-dapi-in-ecuador-partita-sospesa%2F1mq9ap9ut9tb31u4me69cmq9rp

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI