Flash

Si po vjedhin pronarët e TV-vë në bashkëpunim me Ramën

Lapsi.al 12 June 2018
Si po vjedhin pronarët e TV-vë në bashkëpunim me Ramën

Pronarët dhe drejtuesit e televizioneve private dolën nga klandestiniteti i takimeve në kryeministri me Edi Ramën, për t’u shfaqur me zë dhe figurë në një mbledhje në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Si në rastin e parë, ashtu edhe në këtë tubim publik, shqetësimi i tyre ishte i njëjtë: “si të grabisim xhepat e njerzve për të mbushur arkat e bizneseve tona familjare”.

Tashmë dihet kërkesa e tyre. Ajo është e thjeshtë. Dyfishimi i taksës që shqiptarët paguajnë për televizionin publik, gjysma e së cilës do të ndahet për Sandrin, Vjollcën, Irfanin, Yllin, Karlon e kështu me radhë.

Kështu, këta pronarë, shumica e të cilëve shfrytëzojnë një pasuri publike, frekuencat dhe licensat e trensmetimeve televizive, për të dizinformuar, për të bërë propagandë në favor të qeverive dhe të një kaste të privilegjuarish, që ndryshojnë krah sa herë ndryshon pushteti dhe që varrosin të vërtetat më të mëdha të këtij vendi, tani po kërkojnë të paguhen nga shqiptarët, me pretendimin se nuk i kanë ngritur televizionet për të vënë gjoba, për të lartësuar kulla, për të fituar tendera, por për t’i shërbyer njerzve.

Ironi dhe tallje më të madhe as që mund të imagjinohej. Por duke qenë se për këtë kam shkruar një herë (lexo poshtë) sot do të doja të ndalesha tek mënyra qesharake se si ata janë munduar t’a justifikojnë këtë grabitje ditën për diell.

Rama po takson shqiptarët, për të pasuruar pronarët (natyrisht të mediave)!

Po të lexoje njoftimin e AMA-s vëreje disa argumenta kyce që rekeshin të vërtetonin se pse këto biznese private (madje familjare sepse të gjitha TV e vendit janë shndërruar në biznese të një famiiljeje të vetme që ka vënë edhe në drejtim, gratë fëmijët, vëllezërit, farefisin) duheshin financuar me paratë tona.

I pari ishte se ato kishin kosto shtesë si pasojë e dixhitalizimit. I dyti se ato do investonin më shumë tek gazetaria investigative.  I treti se duhej rritur besueshmëria tek publiku. Dhe i katërti, se duheshin ngritur struktura për të luftuar lajmet e rreme. (lexo njoftimin poshtë).

Takimi në AMA për ndryshimin e ligjit, televizionet private kërkojnë para nga fondi për taksën e televizorit

Pra, po t’i ndash në dy grupime të mëdha, ata pretendojnë të fusin duart në xhepin e taksapaguesve, e para sepse do t’i japin publikut një imazh televiziv me cilësor dhe e dyta se do t’i japin informacion më të plotë dhe më të besueshëm.

Të dy argumentet janë njëri më karagjozllëk se tjetri.

I dyti sepse gazetaria cilësore, pa “fake news”, me emisione investigative, me informacion të pavarur nuk është dëshirë, por obligimi i tyre. Për t’a përmbushur atë ata kanë marrë një të mirë publike, licencën dhe frekuencat që nuk i jepen gjithëkujt. Nëse nuk do e kryenin këtë mision, ata do duhej t’i dorëzonin ato. Të kërkosh dhe para shtesë nga xhepat e njerzve, vetëm me pretendimin se do të bësh detyrën, është krejtësisht absurde.

Po i tillë është edhe pretendimi i parë. Një imazh dhe zë më cilësor është një hop përpara në biznesin e tyre. Ata nuk mund t'i rrjepin para publikut për këtë. Sepse ndryshe edhe biznese të tjera si EHV apo Gjirofarm do duhej të kërkonin para nga taksat tona, sepse po e servirin sallamin dhe qumështin me një ambalazh më të mirë apo me një afat skadence të ndryshëm.

Por, problemi nuk është aq tek alibitë që ata përdorin, sesa tek akti që po përgatiten të kryejnë. Ky akt, me mbështetjen dhe frymëzimin e Edi Ramës, nuk ka asgjë më pak sesa tenderat, koncesionet dhe PPP më skandaloze që janë dhënë këto pesë vitet e fundit. Njësoj si ato, të gjitha udhëhiqen nga një devizë: pasurimi i një kaste të vogël, në dëm të pjesës më të madhe të shqiptarëve.

I kryer nga një qeveri që erdhi në pushtet në emër të interesave të 95% të shqiptarëve të varfëruar nga 5 % prej tyre, ky është një skandal.

Por, kur pjese e kësaj farse bëhen edhe të gjitha mediat kryesore të vendit, që supozohen si një kundërpushtet që duhet të mbrojë interesat e publikut, atëhere skandali këtu rezulton te jetë bërë mullar.©Lapsi.al

Të këshilluara

Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun

Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit k...

12:33

Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën...

18:55

Prova se Rama e gënjeu Muç Nanon

Ishte një nga ato intervista që mbahen mend lehtë. Një nga ato që kanë vemendjen e të gjithë publikut sepse zhvillohen ditën e fundit të fushatës elektorale. To...

16:42

Dëshmitari X, fundi i propagandës rilindase

Audiopërgjimi, ku dyshohet se ka rënë pre fizike vëllai i ministrit të Brendshëm dhe pre politike vetë Fatmir Xhafa, dëshmoi edhe njëherë se sa e cekët, qeshara...

12:04

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

Fatmir Xhafaj ishte i vetmi socialist i tabanit në qeveritë e Rilindjes. Mes oltave, ogertave, etildave, senidave, damianëve, saimirëve e ditmirëve, Xhafa qe i ...

17:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI