Flash

Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Lapsi.al 12 June 2018
Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Napoli e ka zëvendësuar tashmë Mauricio Sarrin - duke firmosur me ish-teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti - por nuk kërkojnë të dalin pa dicka në këmbim nga kjo histori.

Klauzola e Sarrit prej 7 milion paund përfundoi në 31 maj, por Napoli insiston të përfitojë dicka në këmbim nga Chelsea.

Sipas asaj që bën të ditur SportItalia, Napoli ka hedhur sytë nga David Luiz - i lënë jashtë projektit në Stamford Bridge nën drejtimin e Contes.

Luiz ndoshta mund të ketë një të ardhme me menaxhimin e ri të bluve, por nëse klubi i Serie A vazhdon në këtë ide, Sarrit do ti duhet të bëjë pa brazilianin.

Si pjesë e një tratative të komplikuar, me shumë drejtime, Chelsea bashkë me trajnerin e ri, do të mirëpresë edhe mbrojtësin e djathtë

Elseid Hysaj për të përforcuar skuadrën.

24 vjecari është beniamin i teknikut Sarri, që ka punuar me të edhe në kohët e Empolit dhe është emri i parë i sugjeruar prej tij, nëse zgjidhet si trajner i londinezëve.

Sarri pret ti ofrohet një marrëveshje tre vjecare, ose edhe një dy vjecare me opsionin për një tjetër vit, në Stamford Bridge.

Megjithatë, në Londër nuk është se Sarri nuk i duket një zgjedhje e shtrenjtë, ndaj dhe sipas medias në vend, ish-trajneri i Francës, Laurent Blanc dhe Luis Enrique po mbahen nën vëzhgim nga Abramovich.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI