Flash

Dy fytyrat/ Si e drodhi përsëri Berisha qëndrimin për Nanon

Lapsi.al 12 June 2018
Dy fytyrat/ Si e drodhi përsëri Berisha qëndrimin për Nanon

Sali Berisha tashmë është i njohur për faktin se e përdor historinë si ia do politika e ditës. Ai ka mbetur lapidar me etiketimin që i bëri dikur Rezart Taçit si kontrbandisti më i madh në Shqipëri dhe pastaj, pasi i dha në privatizim ARMO-n deklaroi: "Nuk e kisha për Taçin, por për Naçin".

Të njëjtën fabul ka përsëritur edhe së fundi në një status që ka shkruar në ditën e themelimit të PS-së. Pasi tregon se kjo parti është pjella e PPSh-së dhe vazhduesja e një kali troje të Serbisë, Berisha, gjen rastin për të lavdëruar kryetarin e parë të socialistëve, Fatos Nanon.

"Kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili në një garë elektorale brenda partisë e shkëputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e një njeriu dhe u rizgjodh nga anetar pa funksione drejtuese në krye të saj. Ai gjithashtu anëtarësoi PPSH me emer të ri në Internacionalen Socialiste, arritje këto thelbesore për PSSH dhe vendin në tërësi".

Mirë por kur Nano ishte rivali i tij kryesor, Berisha jo vetëm e burgosi, jo vetëm e konsideronte me shtypin e tij besnk si një marksist që donte të pengonte grupin e reformatorëve, jo vetëm e quante pinjoll të institutit të Nexhmies dhe vjedhës së ndihmave italiane si kryeministër, por kurrë nuk i njohu asnjë meritë. Ai e konsideronte tradhëtar të vendit dhe interesave të shqiptarëve pas paktit "ballkani i ballkanasve" që Nano nënshkroi me liderin grek të PASOK, Andreas Papandreun. Ai madje shkoi deri aty sa pa fakte dhe prova e akuzoi si vrasësin e Azem Hajdarit dhe organizoi protestën e dhunshme të 14 shtatorit.

Megjithëse më vonë kur i'u desh kundër Ramës, ai bëri një piruetë dhe pranoi publikisht se këto qëndrime i kishte mbajtur për arsye elektorale.

Edhe sot në ditlindjen e PS, ai i është kthyer lëvdatave për Nanon por duke nxirë rolin e Ramës, pak a shumë me ato gjëra që thoshte dikur për Nanon: "PSSH nën drejtimin e Edi Rames është sot njëlloj si në ditët më të zeza të saj në kohën e diktaturës hoxhiste; një parti antshqiptare që po shet interesat, territorin, detin Greqisë dhe nën diktatin e kësaj të fundit është zotuar të fshij nga faqja e dheut fjalën Çamëri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombëtare të çdo shqiptari dhe tejkaluar në tradhti kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha".

Hajde gjeje kujt Berishe i duhet besuar?

©Lapsi.al 

[video width="608" height="340" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/nano-ppsh-mp4.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI