Flash

UEFA nuk pret CAS-in, e lë Skënderbeun jashtë shortit

Lapsi.al 11 June 2018
UEFA nuk pret CAS-in, e lë Skënderbeun jashtë shortit

Nëntë ditë nga hedhja e shortit për dy kompeticionet e UEFA-s: Europa League dhe Champions League, duket se gjërat nuk premtojnë për mirë për Skënderbeun. Në publikimin e skuadrave që do të marrin pjesë në dy turnetë, nuk është përfshirë Skënderbeu.

Qeveria e futbollit europian nuk ka pritur më shumë, duke zëvendësuar nder klubet shqiptare, përfaqësuese në turnetë Europiane 2018-19, Partizanin, në vend të kampionëve të sapokurorëzuar të Shqipërisë.

Nuk është se nuk pritej në fakt kjo lëvizje e UEFA-s, që ka legjitimuar në Champions League Kukësin, ndërkohë që bashkë me të kuqtë në Europa League, do të prezantohen edhe Laçi e Luftëtari.

Mungesa në vazot e shortit për turet paraeleminatorë të kompeticioneve Europiane nuk duhet të shqetësojë aspak moralin e Skënderbeut, që mbetet ende në pritje për vendimin e CAS-it, që mund të ndryshojë një vendim të dhënë nga instancat përkatëse të UEFA-s, që sic duket nuk ka asnjë dyshim në veprimet e saj për të sanksionuar korcarët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI