Flash

Superkompjuteri i ri i SHBA: 1 sekond llogaritje sa 6.3 miliardë vjet për një njeri

Lapsi.al 11 June 2018
Superkompjuteri i ri i SHBA: 1 sekond llogaritje sa 6.3 miliardë vjet

Superkompjuteri më i shpejtë në botë është amerikan. Rekordi i ri është vendosur nga SHBA pas 5 vitesh që mbahej nga Kina, kundërshtari më i fortë në teknologjinë informatike.

Kjo është arritur falë Summit, kompjuteri që në një sekondë është në gjendje të kryejë llogari matematikore, që një kompjuteri tjetër do t’i duheshin 30 vjet, ndërsa një njeriu plot 6.3 miliardë vjet për t’i përmbushur.

Departamenti i Energjisë Amerikane e ka bërë të ditur arritjen e fundit, ku theksohet se kjo makinë, që është më inteligjentja në botë, është operative pranë Laboratorit Kombëtar Oak Ridge.

Summit përdor aq energji sa do të mjaftonte për të furnizuar 8100 shtëpi, për lidhjen e tij janë nevojitur 185 milje kabull në fibër optike dhe sistemi është i pajisur me më shumë se 10 petabyte memorie.

Ky superkomputer i IBM duke nisur nga vitit i ardhshëm do të vihet plotësisht nën shërbim të shkencës, në kuadër të energjisë, mjekësisë, kimisë.

Të këshilluara

Çfarë duhet të lexoni në këtë verë?

Të lexuarit nuk njeh stinë, por vera duket sikur të shtyn më shumë drejt librit. Janë të shumtë ata që kur nisen me pushime, përveç aksesorëve të plazhit, marri...

15:51

5 sekrete për një aromë të mirë

Aroma e mirë, është një ndër gjërat më të mira që mund të ketë një mashkull dhe një femër. Nuk është e vështirë ta realizoni këtë gjë, edhe pa shpenzuar ...

15:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI