Flash

SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Lapsi.al 11 June 2018
SHBA vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të hënën sanksione ndaj pesë subjekteve dhe tre individëve rusë, duke i akuzuar ata për aktivitet keqdashës kibernetik, me synimin për t’i dhënë materiale dhe mbështetje teknologjike shërbimit sekret të Moskës.

Sanksionet e njoftuara të hënën u ndalojnë personave të përfshirë në listën e zezë, që të kenë akses ndaj llogarive bankare që ata kanë në Shtetet e Bashkuara dhe ua ndalojnë amerikanëve të kryejnë transaksione me ta.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se subjektet dhe individët ndaj të cilëve janë vendosur sanksione, “kanë kontriubuar drejtpërdrejt tek kapacitetet kibernetike të Rusisë, përmes shërbimit federal rus të sigurisë, duke rrezikuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve tanë”. 

Ai tha se Shtetet e Bashkuara “janë të përkushtuara për të vënë në shënjestër në mënyrë agresive çdo subjekt, apo individ që punon me shërbimin rus të zbulimit, që përbën kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojnë të shfrytëzojnë autoritetin e sanksioneve amerikane…për t’iu kundërvënë kërcënimeve të vazhdueshme që burojnë nga Rusia”.

Sanksionet ngjajnë si mesazhe konfliktuale nga ana e Uashingtonit për Moskën.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë një sërë masash ndëshkimore kundër aktiviteteve të caktuara të Moskës.

Të këshilluara

Pse Vladimir Putin nuk buzëqesh kurrë?

Ai mund të ketë datëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, por janë të rralla momentet kur e shohim Vladimir Putin me buzëqeshje në fytyrën e tij. Njerëzit n...

19:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI