Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

"Merkato? Ja ç'do të bëjmë, shpresojmë për një sezon të madh"

Lapsi.al 11 June 2018
"Merkato? Ja ç'do të bëjmë, shpresojmë

E ardhmja dhe merkatoja e Milanit është "e ngrirë" ndërsa pritet vendimi i 19 qershorit që do të merret në Nion përpara dhomës së drejtësisë së UEFA-s, por Gennaro Gattuso është gjithsesi duke punuar. Trajneri kuqezi do të niset drejt Rusisë me drejtorin sportiv Massimo Mirabelli për të ndjekur nga afër disa nga ndeshjet e Botërorit në mënyrë që të projektojë operacionet e ardhshme të merkatos.

"Është një veprimtari madhore, shkojmë për të ndjekur disa ndeshje, pastaj do të kthehemi. E dimë mirë se çfarë duhet të bëjmë. Sot do të nisemi për të parë ndonjë lojtar", shpjegoi Gattuso për "Sky Sport" pak përpara se të fluturonte drejt Rusisë.

"Kam për detyrë të përgatis sa më mirë të jetë e mundur sezonin dhe duhet ta bëjmë me shumë entuziazëm. Do të shkoj me pushime me familjen për disa javë dhe më pas gjithçka do të rinisë me një dëshirë të madhe. Shpresojmë të bëjmë një sezon të madh", përfundoi trajneri i Milanit i cili mori drejtimin e kuqezinjve në fund të nëntorit të kaluar pas shkarkimit të Vincenzo Montella-s.

Të këshilluara

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë...

12:01

Lamtumira e Vokrrit dhe pavdekësia e emrit

Kosova ka përshëndetur për herë të fundit kampionin e saj. Personalitete nga e gjithe bota e Futbollit dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të ...

18:35

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI