Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

"Jo për Real Madrid, ja për kë mendon CR7..."

Lapsi.al 11 June 2018
"Jo për Real Madrid, ja për kë mendon CR7..."

Manuel Fernandes është i bindur se Cristiano Ronaldo është totalisht i përqendruar te Kupa e Botës "Rusi 2018", pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij.

E ardhmja e yllit të Los Blancos ka trazuar shtypin spanjoll dhe atë botëror. Ndërkombëtari portugez ka paralajmëruar largimin nga Real Madrid, duke bërë të shpërthejnë dyshimet për të ardhmen e tij. Por ish-sulmuesi i Manchester United ka një objektiv të rëndësishëm përpara tij: Kupën e Botës. Trofeu më madhor futbollistik që i mungon në palmares, pasi ka bërë të tijin atë të Europës në verën e 2016-ës.

Në konferencën e shtypit, Manuel Fernandes ka siguruar për gjendjen shpirtërore të Cristiano Ronaldo-s: "Nuk shikoj asgjë negative, për mua ai është si normalisht, aspak i shqetësuar për të ardhmen. Cristiano është shumë i përqëndruar te kombëtarja portugeze dhe për ta ndihmuar atë. Duke qenë se është lojtari më i rëndësishëm për skuadrën dhe një nga më të mirët në botë, është normale që ne kemi njëfarë varësie nga ai".

'Është krejtësisht normale, por Portugalia u shpall kampione e Europës falë grupit dhe jo individit. Në asnjë rast, Cristiano Ronaldo nuk mund të ndikojë për keq në atmosferën e skuadrës sonë. Ai është shumë kërkues ndaj vetes dhe gjithashtu ndaj nesh", vijoi Manuel Fernandes.

Portugalia do të debutojë në "Rusi 2018" të premten mbrëma ku përballë do të ketë një rival historik si Spanja. Një ndeshje e veçantë për shumë lojtarë të cilët janë rritur në këto dy vende, si Cristiano Ronaldo, por gjithashtu edhe Manuel Fernandes, i cili ka kaluar disa sezone me Valencian.

Të këshilluara

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë...

12:01

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI