Një projekt ligj i bërë publik nga ministria e kulturës dhe që parasheh prishjen e teatrit kombëtar dhe dhurimin e 12 mijë metrave katrorë rreth tij për të ngritur kulla të larta nga kompania e privilegjuar e dyshes Rama Veliaj po shkakton një debat në madh si nga poltika ashtu edhe nga komuniteti i artistëve. Të dyja palët po bëjë thirrje për rezistencë dhe për bashkim të të gjithë faktore për të mos e lejuar shkatërrimin e kësaj trashigimie të vyer të shqiptarëve.
“Nuk marrë vesh seç po ndodh. Kemi qenë tek presidenti nga ka dhënë shumë të drejtë, kemi qenë dhe tek kryetari i Kuvendit na ka dhënë të drejtë, dhe opozita është me ne. Kam përshtypjen se dhe shumë nga partia socialiste është me ne. Vetëm Erdogani i bën këto punë, duhet që të ulemi në bisedime"- tha me këtë rast Robert Ndrenika. “Koha është e maskarenjve por teatri ëstë i yni, i shqiptarëve” perifrazoi me pathos Mirush Kabashi një monolog të tij të njohur. Të tjerë aktorë kanë bërë thirrje për grevë urie ndërsa pen të njohura të shtypit i kanë drejtuar apel opozitës të bëhet njësh me kauzën e artistëve.
Lexo më tej:
Ligji i jashtëzakonshëm/ Pse po kalon nga parlamenti projekti për Teatrin e ri Kombëtar
Debati live për teatrin/ Ku u kap mat Mirela Kumbaro?
Po ç’po ndodh realisht? Çfarë përmban projektligji që ka ngjallur kaq shumë animoziet.
Përpos shembjes së teatrit kombëtar dhe ngritjes së një të riu nga arkitekti danez Bjorke Ingels, projekti parasheh dhurimin e 12 mijë M2 tokë publike kompanisë ndërtuese fusha, e cila përpos teatrit do të ndërtojë edhe një pafundësi kullash të larta nga mbrapa teatrit e deri tek qendra Toptani.
Dhe që kjo grabitje e paimagjinueshme, të mos bëhet me firmën e Ramës, kryeministri ka zgjedhur ta kalojë atë me një ligj parlamenti. Dhe këtu fillon skandali. Sipas juristit opozitar, Ylli Manjani Shqipëria i ka ligjet e nevojshme, “konkretisht : Ligji Për Koncensionet; Ligji Për Prokurimin Publik; Ligji për Pronat Publike; Kodi Civil; Ligji për Urbamistikën etj.
Pra Parlamenti e ka bërë detyrën e tij Kushtetuese duke miratuar këto ligje. Kuvendi nuk mund të bëjë detyrat e qeverisë aq më pak të bashkisë”!!!- thotë ai.
Sipas kësaj ideje Rama kërkon ta shndërrojë parlamentin një një zyra tenderash e koncesioneve për të falur tokë shtetërore për klientin e tij.
Fort ka reaguar për këtë temë edhe deputetja e PD-së Albana Vokshi e cila i ka bërë thirrje prokurorisë të fillojë hetimet për Ramën Veliajn dhe Kumbaron. Sipas saj: “Me anë të këtij pr.ligji, Rama pranon automatikisht, projektin e prezantuar nga subjekti privat “Fusha” sh.p.k., pa iu nënshtruar asnjë procesi konkurimi apo gare të hapur pa asnjë procedurë konsultimi me grupet e interesit, apo me qytetarët, edhe pse ai përfshin tjetërsimin e pasurive publike dhe prishjen e Teatrit Kombëtar, që është monument kulture dhe paraqet vlera të veçanta, që mbrohen nga legjislacioni në fuqi. Ky pr.ligj nuk lejon garë, dhe Eleminimi i garës, provon që qëllimi nuk është ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, por vënia në jetë e një projekti të errët, klientelist privat, duke dëmtuar rëndë në këtë mënyrë interesin publik, që sigurohet vetëm nëpërmjet një procedure konkurime të hapur”.
Pra, për sa i pëket shembjes së teatrit debate ka kaluar nga ai historiko estetik, nga ai për mbrojtjen e trashigimisë dhe të Tiranës historike, në një skandal të përmasave financiare.
Sepse tani që ka bërë të qarta synimet e tij Rama po tregon se ka stisur gjithçka për të privilegjuar kompaninë Fusha të cilës i dha edhe sheshin Skënderbej. Dhe për këtë ai jo vetëm po fal tokë shtetërore, jo vetëm po e bën këtë me një ligj absurd të parlamentit, por mbi të gjitha po e bën pa garë dhe tender.
©Lapsi.al