Flash

Çertifikata e vdekjes së Aviciit zbulon një detaj tjetër të rëndësishëm

Lapsi.al 11 June 2018
Çertifikata e vdekjes së Aviciit zbulon një detaj tjetër

Pak javë më parë, e gjithë bota e muzikës u trondit për ndarjen e parakohshme nga jeta të DJ të famshëm, AVIÇI - një nga artistët që i dha shumë jo vetëm muzikës, por të gjithë botës së artit. Hitet e tij dhe bashkëpunimet me këngëtarët më në zë kanë pushtuar diskotekat dhe kanë regjistruar miliona klikime. Ndarja e tij e shpejtë nga jeta ishte një tronditje edhe për fansat në mbarë botën.

Pas shumë dyshimeve për arsyet e vdekjes, TMZ ka shkruar së fundi se është bërë publike edhe certifikata e vdekjes. Edhe pse nuk zbulon shumë, në certifikatë ka një fakt interesant për datën në të cilën është ndarë nga jeta muzikanti.

Njëra datë i referohet kalendarit islamik të quajtur “HIXHRI” – sipas të cilit Dj është ndarë nga jeta më 8 prill. Kjo shpjegohet me arsyen se DJ ka vdekur në Oman. Sipas këtij dokumenti, religjioni i tij është shkruar “i krishterë”, me kombësi suedeze. Kjo certifikatë është lëshuar gjithashtu edhe në kalendarin gregorian, ku thuhet se Avicii ka vdekur më 20 prill 2018.

Sa për arsyen e vdekjes në moshën 28-vjeçare, në certifikatë thuhet se Dj ka prerë veten me një xham të thyer dhe si pasojë e hemorragjisë së lartë, nuk ka rezistuar dot.

Të këshilluara

Kendall Jenner në një lidhje treshe

Supermodelja Kendall Jenner shokoi të gjithë kur u pa duke u puthur me vëllain e vogël të motrave Gigi dhe Bella, Anwar Hadid. Ajo vetëm para pak ditësh u pa në...

15:39

Ndahet nga jeta aktorja e Hollywood-it

Bëhet fjalë për Eunice Gayson e cila vdiq në moshën 90-vjeçare. Gayson e njohur botërisht me rolin e saj si Sir Sean Connery, si dashuria e vetme e Agjentit 007...

13:16

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI