Flash

Trump përplaset me kryeministrin kanadez: Shumë i pasinqertë dhe i dobët

Lapsi.al 10 June 2018
Trump përplaset me kryeministrin kanadez: Shumë i pasinqertë dhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ka dhënë udhëzime që zyrtarët amerikanë të mos e nënshkruajnë deklaratën e përbashkët të shtatë udhëheqësve që morën pjesë në takimin dyditor të G7-ës në Kanada. Ai përmendi deklaratat e bëra pas largimit të tij, nga Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

“Shumë i pasinqertë dhe i dobët”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter, si reagim ndaj deklaratës së zotit Trudeau se tarifat e reja amerikane për aluminin dhe çelikun janë “ofenduese”.

Presidenti Trump shkruajti më tej se “bazuar në deklaratat false të Justinit gjatë konferencës së tij për shtyp, dhe për faktin se Kanadaja ka imponuar tarifa të mëdha ndaj produkteve të fermerëve, punëtorëve dhe kompanive amerikane, unë kam udhëzuar përfaqësuesit amerikanë të mos e mbështesin deklaratën e përbashkët, ndërkohë që do të shqyrtojmë edhe tarifat ndaj automobilëve që kanë vërshuar drejt tregut amerikan”.

Si reagim ndaj vendimit të Presidentit Trump për t’u tërhequr nga deklarata e përbashkët, zyra e Presidentit francez Emmanuel Macron u shpreh nëpërmjet një deklarate se “bashkëpunimi ndërkombëtar nuk mund të ndikohet nga shpërthime inati dhe batuta” dhe se veprimi i Presidentit Trump është tregues “inkoherence dhe mungese të konsistencës”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert, thuhet se “Gjermania i qëndron deklaratës së përbashkët për të cilën ishte rënë dakort paraprakisht”.

Kryeministri Trudeau e mbylli dje takimin e G7-ës në Kanada duke mos ndryshuar pikëpamjet e tij kundër Presidentit Donald Trump, në veçanti për sa i përket tarifave të reja për çelikun dhe aluminin, për të cilat janë irrituar Kanadaja dhe Bashkimi Evropian. Në fjalimin e tij përmbyllës, zoti Trudeau u shpreh se Kanadaja do të vazhdojë me planin e vendosjes së tarifave ndaj mallrave amerikane, madje që nga data 1 korrik./VOA

Të këshilluara

Tension para nisjes së samitit G7 në Kuebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa...

15:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI