Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, triumfon në Cmimin e Madh të Kanadasë, aty ku "kokëkuqja" nuk fitonte që nga 2004, duke u kthyer tashmë në krye të Botërorit të Formula 1. Piloti gjerman kryen një garë të jashtëzakonshme të dominuar nga starti, ku është nisur i pari, e duke u ngjitur në fund në shkallën më të lartë të podiumit, përpara Bottas e Verstappen.
Sebastian Vettel përfitoi sigurisht nga një ditë e vështirë për Leëis Hamilton, që nuk mundi të shkonte më shumë se vendi i pestë, duke i rrëmbyer pikërisht britanikut kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm për pilotë: dy rivalët tashmë i ndaj vetëm një pikë.
121 pikë për gjermanin dhe 120 për pilotin e Mercedes, ndërkohë që renditjen për konstruktorë e kryeson Mercedes me 206 pikë, e ndjekur nga Ferrari me 189 pikë.