Tyson Fury triumfoi në provën e parë për tu kthyer kampion I peshave të rënda, duke detyruar shqiptarin Sefer Seferi të hiqte dorë nga sfida në fundin e raundit të katërt.
Prepotent dhe arrogant Fury ka injoruar kundërshtarin qe ishte nën peshën dhe staturën e tij.
“Nëse tregohem brutalisht I sinqertë po them se mund ta nxirrja jashtë Seferin për 10 sekonda. Por cfarë të mire do më sillte kjo?” deklaroi pas sfidës në Manchester Fury.
Kur u vendos nën presion në raundin e katërt, Seferi reagoi shumë pak dhe nuk ishte surprizë që stafi teknik I shqiptarit vendosi ta tërhiqte nga sfida.
U dëgjuan thirrje pakënaqësie nga 15,000 të pranishmit në Manchester Arena por kryesisht drejtuar Seferit, për ngurrimin e tij të dukshëm
“Sefer është një djalë shumë I fortë,” inistoi Fury të mbronte fitoren e tij, por jo të gjithë janë të bindur për këtë gjë.
https://www.youtube.com/watch?v=0h2I0giTbqM