Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Gjermania, mallkimi që e pengon të fitojë në Rusi

Lapsi.al 10 June 2018
Gjermania, mallkimi që e pengon të fitojë në Rusi

Gjermania shkon në Rusi si kampione e Botës, por duhet të sfidojë dy tabù. Asnjë Kombëtare, që nga 1962 nuk ka arritur kurrë të fitojë dy Kupa bote rradhazi.

Brazili me dy triumfet në 1958 dhe 1962 është e fundit që ka përmbushur misionin, të cilin do tentojë ta fshijë Manshaft në Rusi. Por gjermanët e Joachim Loë duhet të kalojnë edhe mallkimin e Grupit F. Kush vjen nga aty nuk e ka fituar kurrë Botërorin, që kur aplikohet formula me eleminim direkt pas fazës se grupeve.

MEKSIKE 1986

Shilton e Lineker udhëhiqnin Tre Luanët, që në 1986 ishte favorite për triumfin final. Grupi nuk ishte i komplikuar me Portugalinë, Poloninë e Marokun, por rruga u vështirësua. Vetëm fitorja me afrikanët i lejon kalimin e turit. Në 1/8 anglezët shkatërrojnë 3-0 al Paraguajin. Por në cerekfinale vjen sfida e famshme me Argjentinën, e vendosur nga “dora e Zotit” e nga goli i shekullit. Tre Leoni, skuadra me e mirë e grupit F, u kthye në shtëpi ndërsa Maroku e Polonia u ndalën në 1/8.

ITALI 1990

Grupi F ishte i hekurt, por per fat kaluan tre, duke eleminuar Egjiptin. Hollanda e Anglia kaluan raundin, por rrugët e tyre u ndërprenë, pasi u kryqëzuan të dyja me Gjermaninë Perëndimore. Kampionët e Europës u dorëzuan në 1/8, ndërsa anglezët me penallti në gjysëmfinale, pasi kishin kaluar Belgjikën e Kamerunin. Në të njëjtin grup kaloi edhe Irlanda, që u eleminua nga Italia në cerekfinale.

USA 1994

Grupi F kishte favorite Hollandën që u kualifikua në fazën me eleminim direkt duke arritur me pikë të barabarta me një konkurencë jo të parezistueshme: Belgjika e Arabia Saudita, të gjitha me 6 pikë, duke lënë jashtë Marokun. Për Portokallitë fitore Irlandës në 1/8 por ëndërra u ndërpre përballë Brazilit: 2-3 në cerekfinale dhe lamtumirë Botëror. Sauditët e belgët dolën jashtë në 1/8 kundër Suedisë e Gjermanisë.

FRANCE 1998

I vetmi precedent që i takon Gjermaninë në grupin F është në tokën francese. Gjermania ishte nje skuadër e vjetër dhe e lodhur, në fund te një cikli që i kishte dhuruar Botërorin 1990e Europianin e 1996. Gjermanët kalojnë grupin me Jugosllavinë, në dëm të USA e Iran, ndërsa në 1/8 vuajnë me Meksikën. Aventura e tyre mbyllet në cerekfinale, të groposur nga Kroacia që I con në shtëpi me një 3-0.

KORE & JAPONI 2002

Grupi F në 2002 bën viktimën e luksit që në fazën e grupeve. Surpriza është Argjentina, që largohet nga turneu pasi humbi me Anglinë e barazoi me Suedinë. Në sfidat me eleminim direkt, suedezët rrezohen përballë Senegalit. Anglezët? Janë mes favoritëve të mëdhenj: 3-0 ndaj Danimarkës në 1/8, por në cerekfinale Seaman kundër Brazilit pëson një gol gati nga mesi I fushës nga Ronaldinho: 1-2 e lamtumirë ëndërr.

GJERMANI 2006

Brazili paguan faturën e tij në 2006. Kalon lehtësisht grupin me Australinë, Japoninë e Kroacinë, shkatërron Ghanën 3-0 në 1/8, por në cerekfinale Franca është e pakapërcyeshme. Henry kthen ne shtëpi kampionët e Botës. E dyta e grupit ishte Australia, që i reziston kampiones së ardhshme Italisë, por dorëzohet gati në lojë të mbaruar në penalltinë e Francesco Totti.

AFRIKA E JUGUT 2010

Në Afrikë është radha e Spanjës të ngrejë Kupën, por mallkimi i grupit F këtë herë godet kampionët në dalje. Të pafat janë italianët, që luajnë Botërorin më të keq në histori, duke e mbyllur grupin me Sllovakinë, Paraguajin e Zelandën e Re në vendin e fundit e pa asnjë fitore. Kalojnë më tej amerikanojugorët e sllovakët, që megjithatë dalin nga gara respektivisht në cerekfinale kundër Spanjës e në 1/8 kundër Hollandës.

BRAZIL 2014

Në 2014, Grupi F përmbush "kryeveprën e tij”. Mallkimi duket sikur do të marrë fund, por nuk ndosh kështu. Në atë grup është Argjentina që arrin të shkojë deri në finalen e luajtur në Maracanà në Rio de Janeiro kundër Gjermanisë. Kombëtarja Albiceleste eleminon Bosnjen, Iranin e Nigerinë, me afrikanët që kalojnë fazën e grupeve, por ndalen menjëherë në 1/8 me Francën. Argjentinasit likuidojnë Zvicrën, Belgjikën e Hollandën me 11 metërsha, përpara se ti dorëzohen golit të Gotze në kohët shtesë, me dëshpërimin e rastit të humbur nga Higuain në kohën e rregullt.

Çështja është ...a do të arrijë Gjermania të bëjë më mirë?

Të këshilluara

Lamtumira e Vokrrit dhe pavdekësia e emrit

Kosova ka përshëndetur për herë të fundit kampionin e saj. Personalitete nga e gjithe bota e Futbollit dhe jo vetëm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të ...

18:35

Anglia destinacioni i ardhshëm i Hysajt

Të gjithë duan Hysajn, por klauzola prej 50 milionë euro nuk është e përballueshme për cdo të interesuar. Ky sezon me Napolin ishte kurorëzimi mes të mëdhenjve ...

10:49

Surprizë! Bale zgjedh të ardhmen...

Deklaratat pas dygolëshit në finalen e Champions League në Kiev lanë pak vend për dyshime se Gareth Bale kërkon të ndryshojë ambjent. E sipas the Mirror uellsia...

10:34

FOTO/ Emanuela ka një mesazh për Buffon

Tifozja e njohur e Juventusit, Emanuela Iaquinta ka gjetur një mënyrë ideale për të përshëndetur kapitenin legjendar, Gigi Buffon, pas lamtumirës së tij nga bar...

20:07

Tirana, "dashuri e urrejtje" me Ze Marian?

Trajneri i Tiranës, Ze Maria, ishte emri më i përfolur deri në arritjen përfundimtare të akordit me presidentin e klubit, Refik Halili, por pas firmës milionere...

20:02

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI