Flash

G7- Trump i vetmi që nuk firmos deklaratën përfundimtare

Lapsi.al 10 June 2018
G7- Trump i vetmi që nuk firmos deklaratën përfundimtare

Me jo-në për deklaratën përfundimtare të G7, presidenti amerikan bëri figurën më të keqe në historinë e samitit. Por pjesëmarrësit e tjerë i përmbahen sloganit: business as usual.

Kancelarja Angela Merkel reagoi e rezevuar për vendimin e Trumpit. Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë tha se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadsë. Edhe Bashkimi Evropian regoi gjithashtu pa shprehur ndonjë irritim. "Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit", tha një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk.

"Ne fokusohemi në çka kemi arritur këtu"

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau i hodhi poshtë akuzat e Trumpit. Zyra e tij tha: "Ne fokusohemi në ato që kemi arritur këtu në samitin e G7". SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 - përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë - arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh.

Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare - deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 - me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin. Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë "disi ofenduese". Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane./DW

Të këshilluara

Tension para nisjes së samitit G7 në Kuebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa...

15:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI