Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Shqiptari i vetëm që u duartrokit nga serbët…

Lapsi.al 9 June 2018
Shqiptari i vetëm që u duartrokit nga serbët…

Lajmi për ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit, ish futbollistit të njohur kosovar, por njëkohësisht edhe drejtues i Federatës së Futbollit në Kosovë, tronditi opinionin sportiv mbarëshqiptar.

Kreu i FFK-së humbi jetën paraditen e sotme, teksa ishte në një qendër fitnesi dhe pësoi një infarkt në zemër, ku pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe transportit në spital, nuk ia doli të mbijetojë.

Po kush ishte Fadil Vokrri:

Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse në moshën 17-vjeçare debutoi me KF Llapin në Podujevë.

Më pas në vitin 1980 kaloi tek KF Prishtina, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë. Më pas në Ligën e Parë të Jugosllavisë, me fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola. Periudha e viteve të ’80 ishte e artë për Vokrrin, i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në këtë Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola.

Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit, ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola. Ai me meritë e fitoi epitetin e legjendës së futbollit kosovar, pasi ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë, në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Në vitin 1989 kaloi në Francë te skuadra Nimes dhe më pas u transferua në klubin turk, Fenerbahçe ku luajti me mjaft sukses në edicionet 1990-1992. Pas karrierës në kampionatin turk, ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 mori drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si njeriu më i duhur për ta drejtuar këtë institucion drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë 4-vjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhimitt dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate. Ai la pas bashkëshorten Editën dhe tre fëmijët, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën./SuperSport

Të këshilluara

€350 milionë, a vlen Neymar kaq?

Transferimi rekord i një viti më parë i brazilianit Neymar, nga Barcelona tek PSG, tronditi gjithë financat e futbollit dhe ndryshoi vlerën e futbollistëve në...

12:41

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërrua...

11:35

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI