Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Salah: "Ramos? Në fillim më bëri të qaj, tani më bën të qesh"

Lapsi.al 9 June 2018
Salah: "Ramos? Në fillim më bëri të qaj, tani më

Salah, Sergio Ramos, dëmtimi, Botërori. Nuk flitet për tjetër gjë dy javët e fundit. Lojtari më vendimtar i sezonit që sapo u mbyll, Mohamed Salah, u detyrua të linte fushën e lojës në pjesën e parë të finales së Champions-it kundër Real Madrid-it për shkak të një kontakti me Sergio Ramos. Rrezikoi të humbiste edhe Botërorin, por për fat të mirë gjendja e lojtarit egjiptian është duke u përmirësuar.

Ndërkohë janë të ndryshëm aktorët, dikush si protagonist, dhe dikush jo, që janë bërë pjesë e debatit mbi ndërhyrjen e Sergio Ramos, e cila solli edhe dëmtimin në shpatull të Salah. Tashmë fjalën e ka sulmuesi i Liverpool-it: "Jam më mirë, shpreoj të luaj ndeshjen e parë të Botërorit kundër Uruguajit", rrëfeu Salah për Marca-n. "Do të varet nga fakti se si do të ndihem në ndeshjen e parë. Dalja nga fusha e Kievit ishte pa dyshim momenti më i keq i karrierës time, mendova se e humba edhe Botërorin pas Champions-it".

Nga ana e tij Sergio Ramos, pas akuzave të shumta për goditjen në fytyrë ndaj portierit Karius, e kishte spostuar debatin tek Salah duke evidentuar se ishte vetë egjiptiani që kishte kapur krahun e tij, duke u rrëzuar më pas në anën e kundërt dhe duke dëmtuar në krahun tjetër.

"Është argëtuese...", ironizoi Salah fjalët e Sergio Ramos-it. Egjiptiani nuk e ka falur kolegun spanjoll: "Ka thënë se mund të kisha luajtur në pjesën e dytë? Komenti im është që del gjithmonë mirë kur dikush në fillim të bën të qash dhe pastaj të qeshësh. Ndoshta ai mund të më thotë edhe se kur do të jem gati për Botëror?"

Nga ana tjetër Sergio Ramos kishte deklaruar se kishte folur privatisht me Salah: "Më dërgoi një mesazh, është e vërtetë. Por nuk i kam thënë kurrë se isha mirë". Pra, ish-sulmuesi i Romws nuk e ka falur mbrojtësin e Real Madridit: tani shpresa, më shumë se për ti parë kundër njëri-tjetrit, është vetëm për të parë sulmuesin e Liverpool-it në fushë.

Të këshilluara

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërrua...

11:35

Sulmon Firmino: "Sergio Ramos është idiot"

Përgjigjia ironike e mbrojtësit, Sergio Ramos, pas pretendimeve se portieri i Liverpulit, Loris Karius, ka pësuar një tronditje mendore si pasojë e goditjes me ...

10:18

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI