Flash

Luftëtarët e ISIS në Shqipëri/ Kush gënjen kryeministri bullgar apo Rama?

Lapsi.al 9 June 2018
Luftëtarët e ISIS në Shqipëri/ Kush gënjen kryeministri

Opozita po e sulmon ashpër Edi Ramën se po përgatit një plan sekret për të tërhequr ish luftëtarët Rob të ISIS-it, në një kamp të financuar nga vendet perendimore në Shqipëri. Duke kujtuar aferën e amëve kimike dhe atë të ngritjes së kampeve të azilanëve që kërkojnë strehim në Europë (lexo shkkrimin më poshtë) opozita po pretendon se në pamundësi për të hapur negociatat për fajet e veta kryeministri shqiptar po bën koncesione në kurriz të shqipëtarëvë.

Lexo me tej:

Plani sekret/ Le Monde zbulon projektin danezo austriak për kampe azilantësh në Shqipëri

Kjo histori lindi pas një vizite të kryeministrit bullgar Borisov dhe konferencës së shtypit që ai mbajti përkrah Edi Ramës në Tiranë. Ai pretendoi se Shqipëria do priste luftëtarët e kapur rob nga ISIS.

Kaq u desh që të shpërthente polemika dhe akuzat.

Kryeministria i mohoi kategorikisht pasditen e së premtes ato. Përmes një deklarate për mediat Këshilltari i Sigurisë në Kryeministri Sander Lleshi, bën me dije se nuk ekziston asnjë lloj ideje apo kërkese. “Keto opinione qe i referohen nje fraze te perdorur nga kryeministri Borisov, jane krejt pa lidhje me subjektin te cilit shefi i qeverise bullgare i’u referua ne prononcimin e tij”, shkruan ndër të tjera Lleshi. Sipas tij Shqipërisë as nuk i është kërkuar, as nuk i është propozuar një gjë e tillë.

“Behet thjeshte fjale per Qendren e Koordinimit kunder Ekstremizmit te Dhunshem, qe ishte edhe organizatorja e konferences nderkombetare te para pak diteve, ku mori pjese edhe kryeministri i Bullgarise. Shqiperia ka propozuar kthimin e kesaj qendre ne nje qender rajonale, per te kryer analiza, vleresime, studime, shkembim informacioni si edhe programe te perbashketa kunder ekstremizmit te dhunshem. Por kjo qender as nuk eshte, as nuk mund te jete dhe as nuk i ka shkuar kurrekujt ne mendje qe te kthehet ne nje repart grumbullimi te ish-militanteve te ISIS-it” thuhej në deklaratën e Lleshit.

Po si qëndron e vërteta? Për këtë lapsi.al ka rihapur arkivën e konferencës së shtypit me dy kryeministrave. Dhe e vërteta është se Borisov ka thënë: “në Shqipëria të hapet një qendër kordinimi për luftëtarët që kthhehen nga ISIS”.

A ia ka futur kot ish badigardi i shndërruar në politikan? Ka pak gjasë që ai të ketë folur me kaq papërgjegjësi. A ka mundësi të jetë ngatërruar përkthyesja që duket se artikulon me vështirësi në një shqipe të rjedhshme? Edhe ndoshta.

Ashtu sikurse duket nga videoja në transmetimin live nuk dëgjoheshin fjalët në bullgarisht të Borisov, por vetëm shqipërimi i përkthyeses. Gjithësesi Lapsi.al, po sjel edhe njëherë shprehjen e kryeministrit bullgar në konferencë që sejcili të gjykojë vetë. Një gjë është e qartë, polemika nuk ka lindur nga hiçi.

©lapsi.al

[playlist type="video" ids="308595"]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI