Flash

Tjetër skandal godet “Facebook”, publikon mesazhet e 14 milionë përdoruesve

Lapsi.al 8 June 2018
Tjetër skandal godet “Facebook”, publikon mesazhet e 14

Facebook njoftoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për rrjetin social që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj.

“Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek Facebook.

Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot.

Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe Facebook ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë.

“Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudhe”, nënvizoi Egan.

Të këshilluara

Tension para nisjes së samitit G7 në Kuebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa...

15:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI