Flash

Tension para nisjes së samitit G7 në Kuebek

Lapsi.al 8 June 2018
Tension para nisjes së samitit G7 në Kuebek

Liderët e grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të takohen sot në Kanada, në atë që mund të cilësohet në mesin e samiteve më acaruese në disa vjet.

Pak para takimit, lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai kanadez, Justin Trudeau janë përplasur me presidentin amerikan, Donald Trump lidhur me tarifat tregtare, të cilat pritet të mbizotërojnë axhendën e këtij samiti.

Trump që pritet të jetë i fundit që do të arrijë, dhe i pari që do të largohet nga samiti, ka vendosur tarifa në importet e çelikut dhe alumnimit, të cilat kanë nxitur deklarata për hakmarrje nga partnerët tregtarë.

Në mesin e temave të tjera tensionuese janë edhe marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ndryshimet klimatike.

Samiti i G7-ës, në të cilin gjenden Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe Gjermania, do të fillojë të premten në Kuebek.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI