Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Prapaskenat/ Gjithçka që duhet të dini për takimin Trump-Kim Jong Un

Lapsi.al 8 June 2018
Prapaskenat/ Gjithçka që duhet të dini për takimin

Takimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderin e Koresë së Veriut do të jetë një “Marrëveshje e Madhe”.

Pyetjet që lindin për këtë takim të shumëpërfolur janë:

  • Për çfarë do të flasin? 
  • A do e bëjë takimi i tyre botën një vend më të sigurtë? 
  • Çfarë impakti do të ketë në jetën e koreano-veriorëve? 
  • Do të marrin Trump e Kim çmimin Nobel për Paqen? 

PSE GJITHË KJO BUJË?

E gjitha ka të bëjë me liderët e SHBA dhe Koresë së Veriut, vende me armë nukleare që thonë se duan të normalizojnë marrëdhëniet. Vetëm pak kohë më parë, këto vende kërcënonin se do ia lëshonin këto armë njëri-tjetrit.

Koreja e Veriut ka qenë një vend i vështirë për dekada me radhë, për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore dhe shkeljeve tronditëse të të drejtave të njeriut.

Udhëheqësit e Koresë së Veriut kanë menduar gjithmonë se një takim ballë për ballë me një president amerikan do të thoshte se më në fund po merreshin seriozisht si shtet.

Por SHBA-të, dhe shumica e vendeve të tjera, kanë refuzuar që të angazhohen me Korenë e Veriut, nëse ky vend nuk i ndryshon metodat e veta.

Çdo gjë ndryshoi më herët këtë vit, kur Donald Trump iu përgjigj Kim Jong-un duke thënë se do të donte ta takonte. Kjo është arsyeja pse ky takim mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

PSE SHBA DHE KOREJA E VERIUT URREHEN KAQ SHUMË?

Është e komplikuar, por në thelb të dy vendet kanë ide të kundërta politike dhe e shohin njëri-tjetrin si një kërcënim ekzistencial.

Amerika është një demokraci e pasur kapitaliste. Koreja e Veriut është një shtet totalitar i varfër, vend një partiak, i lindur nga kaosi i Luftës së Dytë Botërore që ndau gadishullin Korean.

Dy vendet u përplasën në një luftë në vitet ‘50-të, kur Veriu pushtoi Korenë e Jugut dhe SHBA u zhvendos për të mbështetur këtë të fundit.

Kjo luftë nuk përfundoi kurrë zyrtarisht, vetëm është ndalur me një armëpushim. Pra, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë teknikisht në luftë.

Koreja e Veriut u zhvillua si një shtet i izoluar, një-partiak dhe liderët e saj vendosën se kishte nevojë për një program të plotë të armëve bërthamore nëse do të donte të mbijetonte.

Ndër vite, Koreja e Veriut ka testuar raketa gjithnjë e më të fuqishme, duke përfshirë njërën, për të cilën thotë se mund të arrijë kontinentin amerikan.

Në shtator, Koreja e Veriut kreu testin e gjashtë bërthamor, i cili thuhetse ishte një bombë me hidrogjen.

Nuklearizimi i Koresë së Veriut është një shqetësim i madh sepse bota ka rënë dakord se nuk do të ketë shtete të reja bërthamore dhe se ato ekzistuese nuk do t’i përdorin armët bërthamore.

Dhe në veçanti, Koreja e Veriut konsiderohet gjerësisht se nuk ka përgjegjësi të mjaftueshme për të pasur armë bërthamore, edhe pse ky vend vazhdonte të kërcënonte se do t’i përdorte ato. Programi koreano-verior bërthamor ka qenë gjithnjë shqetësues.

DO IA DALIN TRUMP DHE KIM NË KËTË TAKIM?

Deri tani, asgjë nuk ka ndodhur. Të dy udhëheqësit janë shumë të paparashikueshëm, të paqëndrueshëm, nacionalistë dhe të prirur për shpërthime plot zemërim.

Më poshtë janë përzgjedhur disa prej fyerjeve që ata, ose përfaqësuesit e tyre, kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit përgjatë kësaj kohe:

-“Koreja e Veriut të mos bëjë më kërcënime ndaj SHBA-së. Do përballen me një zemërim që bota nuk e ka parë kurrë” – Donald Trump (gusht 2017)

-“Si duket dialogu me një njeri të tillë nuk duket i mundshëm,” – Gjeneral Kim Rak-gyom (gusht 2017)

-“Njeriu rraketë është në një mision vetëvrasjeje për të dhe regjimin e tij” – Donald Trump (shtator 2017) 

-“Qeni që leh nuk të ha, e ndjej frikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – Kim Jong-Un (shtator 2017)

-“Kim Jong-Un i Koresë, i cili është një i çmendur që nuk i vjen keq për popullin e tij që po vdes urie, do të testohet si kurrë më parë, ” – Donald Trump (shtator 2017)

-“Një i çmendur si Trump kurrë nuk do të na trembë apo të ndalë zhvillimet tona” – Ministri i Jashtëm korean (nëntor 2017)

SI E NDRYSHOI BOTËN PATINAZHI NË AKULL?

Më 1 janar, krejtësisht papritur, Kim tha se ishte i gatshëm për të folur me Korenë e Jugut. A ishte kjo pika e kthesës? Ai donte të dërgonte një ekip patinazhi në akull për të konkurruar në Lojërat Olimpike Dimërore që u mbajtën në Pyeongchang, në Korenë e Jugut.

Pas shumë bisedimeve, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut morën pjesë në Olimpiadën Dimërore në shkurt si një ekip i vetëm dhe nën një flamur të vetëm, atë të gadishullit korean.

Më pas, në muajin mars, disa zyrtarë të lartë të Koresë së Jugut dërguan një mesazh nga Kim Jong Un në SHBA, se ai donte të takonte  Trump, se do ndalonte të gjitha testimet bërthamore dhe raketore dhe se ishte “angazhuar për denuklearizimin”.

Trump pranoi menjëherë, duke përmbysur dekada të tëra të politikës amerikane, dhe planet për tu takuar filluan.

Në fillim të majit, fillimisht u caktua data, më 12 qershor, dhe pastaj vendndodhja, Singapori. Si një gjest intencioni të mirë, Koreja e Veriut lëshoi tre amerikanë që mbante në burg. Ajo gjithashtu shpërtheu vendin ku ka kryer gjashtë testet e saj nëntokësore bërthamore.

A U ZHVILLUA NJË SAMIT HISTORIK?

Po, ishte takimi mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Në muajin prill, Presidenti i Koresë së Jugut, Mun-Jae-in, udhëtoi nga Seuli në “DMZ” . (Kjo është zona e çmilitarizuar e cila ka ndarë Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut që kur lufta u ndal në vitin 1953.)

Dy krerët ecën deri në kufi, shtrënguan duart dhe secili u largua në anën tjetër. Një ditë e jashtëzakonshme u zhvillua kur liderët biseduan, hëngrën së bashku dhe bënë një shëtitje rreth rajonit kufitar. Ata u takuan përsëri në maj, për më shumë biseda dhe më shumë përqafime.

Edhe pse takimi u anulua njëherë, bisedimet nisën sërish, pas një letre që iu dorëzua Trump-it nga një gjeneral i Kim Jong Un.

PSE NË SINGAPOR DHE ÇFARË PO PËRPIQEN TË ARRIJNË?

Është një vend i sigurt, neutral dhe ka marrëdhënie të mirë me SHBA-të dhe Korenë e Veriut. Koreja e Veriut ka një ambasadë në Singapor, gjë që nuk ndodh ta ketë në shumë vende.

Protestat janë gjithashtu shumë të ndaluara në Singapor, kështu që ata nuk do të duhet të shqetësohen për këtë.

Por, ende nuk është e qartë se çfarë duan të arrijnë dy liderët.

Pritet që ata të flasin për denuklerarizimin e Koresë së Veriut, të ulin tensionet në gadishullin Korean dhe të sigurojnë paqen botërore. Por, kohët e fundit Trump ka zbutur këmbënguljen e tij për zbërthimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ai ka treguar se mund të pranojë një heqje graduale të programit, në këmbim të një rishikimi të sanksioneve.

Kim dëshiron të jetë në gjendje t’i tregojë botës, dhe koreanëve, se SHBA po e merr seriozisht. Ai me siguri do të kërkojë lehtësimin e sanksioneve, por Peniani ka këmbëngulur se nuk do të “shantazhohet” me oferta për ndihmë.

Të dy liderët i kushtojnë rëndësi të madhe lidhjeve personale. Mund të jetë vetëm një ditë bisede miqësore në një hotel në Singapor e cila do të vendosë në lëvizje paqen. Ajo që me siguri nuk do të diskutohet janë të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut.

A DO VLERËSOHEN ME ÇMIM NOBEL PËR PAQEN?

Trump thotë se njerëzit mendojnë se ai e meriton një. Në fund të fundit, paraardhësi i tij Barak Obama e mori këtë çmim që para se të niste presidenca e tij.

Dhe ka një argument të fortë, nëse udhëheqësit arrijnë të lënë prapa grindjet e tyre personale dhe dekadat e antagonizmit politik dhe të arrijnë paqe të qëndrueshme, do të jetë e jashtëzakonshme.

Megjithatë, është e sigurt të thuhet se nuk do të ketë lider më shumë përçarës se Kim Jong Un dhe Donald Trump.

Trump-Kim summit commemorative coin

Të këshilluara

Dyshimet/ Pse u vra Vasil Dervishaj në Vlorë

Automatiku që u gjet disa metra larg trupit të pajetë të Vasil Dervishajt, i vrarë natën e së hënës në Vlorë, ka përforcuar dyshimet se 29 vjeçari u vra gjatë n...

15:01

Polemika/ Kush po kërkon kokën e Panuçit?

Kristiano Panuçi po shtyn ditë të errëta në krye të kombëtares shqiptare. Dy humbjet e rënda, ndaj skuadrës amatore të Kosovës (3-0) dhe ndaj skuadrës së fortë ...

16:07

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI