Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Del ekspertiza: futbollisti i Fiorentinës Astori, nuk vdiq në gjumë mund të ishte shpëtuar

Lapsi.al 8 June 2018
Del ekspertiza: futbollisti i Fiorentinës Astori, nuk vdiq në

Davide Astori preku zemrat e mbarë Italisë me ndarjen e parakohshme nga jeta, por kur kanë kaluar mbi 3 muaj nga ngjarja që tronditi jo vetëm futbollin, kanë dalë edhe teza të reja mbi rrethanat e ngjarjes.

Një detaj i zbuluar së fundi në ekspertizën mjekoligjore nga profesorët Carlo Moreschi dhe Gaetano Thiene, ekspertë të ngarkuar në detyrë nga prokurorja publike Barbara Loffredo, që kanë punuar prej një kohe të gjatë tashmë, hedh poshtë tezat e publikuara prej 4 marsit mbi atë se çfarë i ndodhi kapitenit të Fiorentinës, teksa gjendej në dhomën e tij të hotelit në Udine, përpara ndeshjes në “Friuli” mes Udinezes dhe Fiorentinës.

Sipas raportimeve u mësua se Davides i ishin ngadalësuar rrahjet e zemrës (bradiaritmia), deri në pushimin total të saj, gjë që praktikisht nënkupton që mbrojtësi 31-vjeçar mund të ketë vdekur në gjumë, por jo!

Siç lexohet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, detaji i zbuluar së fundmi ka të bëjë me atë që quhet si “takiaritmi”, që do të thotë përshpejtim i papritur i rrahjeve të zemrës, derisa ajo është ndalur.

Sipas ekspertëve, atë natë Astori mund të jetë zgjuar dhe ndoshta do të mund të shpëtohej nëse në dhomë do të kishte dikë të gatshëm për të dhënë alarmin.

Dy profesorët mjekoligjorë theksojnë se bëhet fjalë për një episod të dhunshëm patologjik që ai nuk e ka shfaqur kurrë më parë.

“Nuk mund të parashikoj asgjë”, tha ndihmës prokurori i Udineses, Antonio De Nicolo.

“Unë mund të them se një dosje për persona të panjohur është e hapur. Kolegu im po studion dokumentin”.

“Do të marrim një vendim kur të përfundojë puna jonë nëse duhet të vazhdojmë atë apo ta mbështesim”

Të këshilluara

Sulmon Firmino: "Sergio Ramos është idiot"

Përgjigjia ironike e mbrojtësit, Sergio Ramos, pas pretendimeve se portieri i Liverpulit, Loris Karius, ka pësuar një tronditje mendore si pasojë e goditjes me ...

10:18

Trajneri i Egjyptit i del zot Salah

Trajneri i Egjyptit Hector Cuper ka mbrojtur yllin e tij të skuadrës Mohamed Salah pasi Sergio Ramos është tallur me reagimet e sulmuesit pas ndërhyrjes së tij ...

16:10

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI