Flash

Tjetër pikturë e Van Gogh shitet për miliona euro

Lapsi.al 7 June 2018
Tjetër pikturë e Van Gogh shitet për miliona euro

Për 7 milionë euro është shitur në një ankand të Francës një peizazh i hershëm i Vincent van Goghut.

“Riparueset e rrjetave në duna” përcjell përmes formave dhe ngjyrave të tij të magjishme një copëz nga jeta e grave të thjeshta fshatare. Van Gogh e krijoi kur ishte vetëm 29 vjeç, gjatë periudhës që po kalonte duke jetuar në afërsi të Hagës.

Piktura u ble nga një koleksionist amerikan, pas një lufte të madhe, që e shtyu çmimin mbi 3-5 milionë eurot e parashikuara për të. Ky është i pari krijim i mjeshtrit të madh holandez, që shitet në Francë prej më shumë se 20 vitesh.

Siç shpjegon drejtuesi i ankandit, Francis Briest, në këtë kuotim kaq të lartë u arrit sepse sot, zor se gjen më Van Gogh në treg.

Pikturat e atij që u shuajt pa e ditur sesa do ta vlerësonte bota një ditë, sot gjenden përgjithësisht nëpër koleksione private apo muze. Për këtë arsye, blerësit janë të gatshëm të paguajnë shuma marramandëse, vetëm që të kenë në duart e tyre vepra të një cilësie dhe rëndësie të tillë.

Hera e fundit që çekiçi i ankandit ra në Paris për një pikturë të Van Goghut ishte në mesin e viteve 1990, kur “kopshti në Auvers” u shit për 10 milionë dollarë. Majin e ’90-s, portreti i Dr. Gachet mori atë që atëherë ishte çmimi më i lartë për një pikturë, kur u ble në ankand për 82.5 milionë dollarë.

Të këshilluara

5 sekrete për një aromë të mirë

Aroma e mirë, është një ndër gjërat më të mira që mund të ketë një mashkull dhe një femër. Nuk është e vështirë ta realizoni këtë gjë, edhe pa shpenzuar ...

15:31

Si të bëjmë një ‘selfie’ perfekte

Kohët e fundit na kanë treguar se njerëzit mund të bëjnë gjithçka për ta realizuar një “selfie” perfekte.Të kesh një ‘selfie’ të bukur është shumë e rëndësishme...

15:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI