Flash

Donald Trump liron nga burgu gjyshen e Kim Kardashian

Lapsi.al 7 June 2018
Donald Trump liron nga burgu gjyshen e Kim Kardashian

Ndërhyrja e yllit të “reality show”-t, Kim Kardashian, i ndryshoi jetën Alice Marie Johnson, çështjen e së cilës, 36-vjeçarja vendosi ta merrte nën mbrojtje duke u takuar për këtë qëllim edhe me presidentin Donald Trump.

Takimi, ndoshta edhe për shkak të mediatizimit të jashtëzakonshëm që pati prej përfshirjes së njërës prej femrave më të pasura, të bukura e më ndikuesen e momentit në rrjetet sociale, ishte i efektshëm.

Trump ka vendosur t’ia falë dënimin me burgim të përjetshëm 63-vjeçares Johnson, e cila kishte përfunduar në burg për një vepër penale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996, Johnson u dënua për 8 akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis. Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me trafikantët e drogës ndodhën pasi Alice kishte humbur vendin e punës, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ia kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk ishte në gjendje të paguante kredinë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Johnson kishte qenë një e burgosur model dhe kishte punuar shumë fort për rehabilitimin e saj. E mbytur nga emocionet, Alice, të cilës lajmin e mirë Kim zgjodhi t’ia jepte personalisht, tha se ndihej sikur ishte të ishte rikthyer nga vdekja për të jetuar sërish.

Të këshilluara

Rita Ora fotografohet me të dashurin e ri

Pas axhendës së ngjeshur me koncerte, nga Shqipëria në Itali, duket se këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që t'i dedikohet më shumë vetes. E relaksuar n...

12:30

Emina Cunmulaj tregon trupin pas lindjes

Kanë kaluar vetëm 2 javë që kur modelja shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë me vogëlushen Mia Soraya. Krahas postimeve ku tregon lodhjet e zakon...

11:23

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI