Flash

Tradhtarët më të famshëm të historisë

Lapsi.al 6 June 2018
Tradhtarët më të famshëm të historisë

Kur flasim për tradhti, mendja shkon menjëherë te Bill Clinton dhe historia e tij me Monica Lewinsky.

Ka edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm që kanë mbushur faqet e gazetave me historitë e tyre polemizuese.Më poshtë, njihuni me tradhtarët më të famshëm të historisë.

Pablo Picasso - Nga të gjitha të dashurat e tij, Marie-Thérèse Walter ishte e preferuara. Mbajti marrëdhënie jashtëmartesore me të për 8 vite dhe i bleu apartament përballë shtëpisë së tij

John F. Kennedy - Lista e të dashurave me të cilat tradhtonte gruan është e gjatë. Aty gjendet edhe emri i Marilyn Monroe.

Frida Kahlo - Martesa e saj me Diego Rivera ishte katastrofë. E tradhtoi me burrë të fuqishëm si Nickolas Muray, Trotsky dhe Ignacio Aguirre. Pati marrëdhënie edhe me femra.

Albert Einstein - Nuk ishte besnik ndaj dy grave të tij.

Fernand Katoliku - Tradhtoi gruan me kushërirën e tij të parë, përveçse me gra të tjera.

Bill Clinton - Skandali Lewinsky që shpërtheu në vitin 1998 bëri xhiron e botës

Hugh Grant - Ishte i fejuar me Elisabeth Hurley kur u fotografua në makinën e tij me një prostitutë

Kristen Stewart - Tradhtoi Robert Pattinsonin me regjisorin e filmit për të cilin po punonte

François Hollande - Një revistë i zbuloi lidhjen sekrete me aktoren Julie Gayet, gjë që e çoi në krizë nervore zonjën e parë, Valérie Trierweiler

Princi Charles - Princi i Uellsit kishte marrëdhënie me Camilla Parker ndërkohë që ishte i martuar me Lady Diana.

Woody Allen - Tradhtoi Mia Farrow me vajzën që kishte birësuar, me të cilën është edhe sot i martuar

 

Izabela II e Spanjës - Historia e njeh si nimfomane. Ka pasur shumë histori me burra të tjerë

Jude Law - Tradhtoi gruan me dadon e fëmijëve

Ashton Kutcher - U fotografua me një modele ndërkohë që ishte i martuar me Demi Moore. Pas kësaj, Moore i kërkoi divorcin

Marc Anthony - Tradhtoi gruan me Jennifer Lopez, me të cilën u martua më vonë.

Napoleon Bonaparti - Pasi gruaja e tradhtoi disa herë, nisi dhe ai ta tradhtonte

Të këshilluara

Gigi Hadid rikthehet me Zayn (FOTO)

Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe shumë fansa u habitën kur u përhap lajmi se raportit të dyshes i kishte ardhu...

13:22

Gjendet e vdekur stilistja e njohur

Kate Spade është gjetur i vdekur në apartamentin e saj të Nju Jorkut. Policia po heton vdekjen e saj si një vetëvrasje e dukshme. Bota e modës dhe dizajnit i...

11:40

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI