Flash

Një këndvështrim gjerman/ Si do e shkatërrojnë populisët Italinë dhe BE

Lapsi.al 6 June 2018
Një këndvështrim gjerman/ Si do e shkatërrojnë

Nga Barbara Wesel/Deutsche Welle/ Do të ishte çudi po të mos rezultojë kryeministri i ri një marionetë në duart e dy kryetarëve të partive Lega dhe Lëvizjes Pesë-Yjet. Sepse profesori i panjohur i lëndëve juridike nuk ka rrënjë as te Lega, as te Pesë-Yjet, pushtetin ai e ka vetëm të marrë hua. Giuseppe Conte është destinuar që të jetë një figurë e dobët – një kryeministër, të cilit i duhet të telefonojë më parë në dy qendra të partive, përpara se t’u premtojë gjë kolegëve Merkel dhe Macron.

Kjo qeveri përbëhet nga fillestarë – me përjashtim të ministrit të ri të Jashtëm. Kjo i jep asaj në sytë e zgjedhësve edhe më shumë besueshmëri, sepse bën pjesë në standardet e populistëve, që të shajnë e mallkojnë të ashtuquajturat establishmente.

Programi i kësaj martese midis dy partive krejt të papajtueshme ideologjikisht me njëra-tjetrën, konsiston para së gjithash në dhurata të papagueshme për zgjedhësit. Dhe ata janë kaq të etur për ndryshime, për njerëz të rinj në politikë, sa kanë harruar se si bëhet llogari. Sepse taksa e sheshtë, me të cilën do t’i lumturojë mbështetësit e tij udhëheqësi i Lega-s Matteo Salvini do t’i kushtojë shtetit miliarda dhe do të sjellë fitime vetëm për të ardhura që prej 30.000 euro. Por njerëzit me të ardhura të pakta, ata të cilët votuan në radhë të parë për populistët, do të jenë në një pozitë më të keqe se më parë.

Një ëndërr e keqe për Evropën

Ndërsa e ardhura bazë, të cilën ia ka premtuar Lëvizja Pesë Yje jugut të varfër, në fakt zëvendëson sigurimin social, që mungon prej dekadash në Itali. Për fat të keq shteti për këtë nuk i ka aktualisht paratë dhe vrimat gjigande, të cilat do t’i japin në buxhet të dyja projektet, nuk mbushen duke marrë vetëm ca borxhe.

Në përgjithësi ideja bazë ekonomike e kësaj qeverie është shumë e diskutueshme: që Italia do të dalë nga borxhet, duke shpenzuar më shumë para. Janë një grusht ekspertësh që përfaqësojnë pikërisht këtë doktrinë. Por meqenëse Donald Trumpi po e çon aktualisht në humnerë koniunkturën globale, nuk mund të parashikosh se si do t’i shpëtojë Italia kësaj vorbulle thithëse negative.

Në Bashkimin Evropian ende pa u kapërcyer mirë kriza e Greqisë, po afrohet kriza tjetër, më serioze për eurozonën. Ekonomikisht Italia është dhjetë herë më e madhe se fqinji i vogël në jug. Nëse Roma do të ecte drejt një falimentimi shtetëror, kolapsi në tregun financiar mund të merrte me vetë për poshtë të gjithë monedhën e përbashkët.

Ende nuk dihet se sa nga premtimet e pafinancueshme do të zbatojnë të rinjtë në Itali. Por gjithsesi Brukseli ka para vetes kohë të paqeta, sepse qeveria Conte do të kërkojë leje për të hyrë në borxhe pa u shqetësuar. Por këtë leje BE nuk mund t’ia japë, përplasja është e programuar.

Si duhet të qendrojë në këmbë ky koalicion?

Edhe përtej kësaj, nuk do të ketë gjë tjetër veçse grindjes me këta italianë. Shprehjet e shefit të Legas, Salvini për ndarjen racore në tramvaje tregojnë mendësinë e tij ekstremiste të djathtë, raciste. Nëse si ministër i Brendshëm ai do t’i çojë emigrantët në kampe, në Itali do të shpërthejë një luftë e ashpër për të drejtat e njeriut.

Edhe një gjë: populistët në Romë u mbushin mendjen njerëzve se fajin për krizën e Italisë e ka Gjermania. Ky është një budallallëk dashakeq. Mesatarja statistikore e mirëqënies për frymë në Itali është më e lartë se në Gjermani. Por fqinjët kanë një problem të madh të shpërndarjes. Shikoni veten tuaj, të dashur italianë, dhe mos ua hidhni të tjerëve kaosin, korrupsionin, punët shkel e shko, zhvatjet dhe të tjerat që e paralizojnë këtë vend të bukur. Dhe pavarësisht nga kjo ajo që ka rëndësi: Avanti dilettanti!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI