Aktorja Ncole Kidman ka bërë një rrëfim të trishtë, lidhur me periudhën kur ishte e martuar me Tom Cruise.
Ishte viti 1993 dhe Nicole ishte 23 vjeçe, kur humbi fëmijën e parë, për shkak të një shtatzënie jashtë mitre. Ndërkohë në vitin 2001 pati një tjetër abort spontan, duke humbur fëmijën e dytë.
Aktorja tregon për herë të parë momentet e vështira që ka kaluar, në një intervistë për revistën britanike “Tatler”.
“Të bërit nënë, ishte një rrugëtim i gjatë dhe i dhimbshëm, një mrekulli”, shprehet aktorja.
Duke pasur një dëshirë të madhe për tu bërë nënë, Kidman dhe Cruise adoptuan dy fëmijë, në vitin 1992 Isabella dhe në 1995 Connor.
Ndërsa me burrin e saj të dytë, Keith Urban, ajo u bë nënë vetë, duke sjellë në jetë Sunday Rose në vitin 2008, shkruan noa.al.
Ndërsa Faith Margaret në vitin 2010, erdhi në jetë nga një grua, ku ishte vendosur embrioni i krijuar nga bashkimi i farës së Nicole dhe Keith.
Tashmë aktorja ka rigjetur buzëqeshjen dhe thotë se, “Me Keith jemi një familje shumë e bashkuar dhe flasim për gjithçka. E marrim shumë seriozisht përgjegjësinë e të qenit prindër”.