Flash

BE hakmerret ndaj SHBA, tarifa ndaj importeve amerikane

Lapsi.al 6 June 2018
BE hakmerret ndaj SHBA, tarifa ndaj importeve amerikane

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se do të nisë vënien e tarifave mbi disa prodhime amerikane, nisur nga muaji korrik.

Ky veprim vjen në përgjigje të vendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vënë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa.

"Kjo është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga Shtetet e Bashkuara", tha nënpresidenti i Komisionit Evropian, Marosh Shefçoviç.

Bashkimi Evropian tha se do të vendosë tarifa "ribalancuese" mbi disa prodhime bujqësore dhe të tjera të SHBA-së.

Trump ka vënë tarifa prej 25% në importet e çelikut dhe 10% në importet e aluminit nga Evropa, që nga 1 qershori.

Ai ka thënë se me këtë veprim synohet të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare në SHBA, por, sipas evropianëve, ai është thjesht proteksionizëm dhe thyen rregullat globalë të tregtisë, shkruan Rel.

Bashkimi Evropian - blloku më i madh tregtar në botë - e ka çuar rastin edhe në Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Reagimi i BE-së është plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar të tregtisë. Na vjen keq që SHBA-ja na ka lënë pa asnjë mundësi tjetër për të mbrojtur interesat e BE-së", tha përmes një deklarate komisionarja për Tregti e Bashkimit Evropian, Cecilia Malmstrom.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI