Flash

A do largohet nga Vizion+? Agron Llakaj flet për ofertën nga Top Channel

Lapsi.al 6 June 2018
A do largohet nga Vizion+? Agron Llakaj flet për ofertën nga Top

Sezoni i ri i televizioneve në shtator pritet të ketë jo pak lëvizje. Një prej ndryshimeve më kryesore mund të jetë rikthimi aktorit të humorit, Agron Llakaj në Top Channel dhe kjo thuhet sepse ditën e sotme, ideatori dhe prezantuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në “Vizion Plus” është fotografuar nga “Dita” me drejtorin e përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushi.

Për këtë takim ka folur vetë Llakaj: “Një kafe, miqësi e vjetër, më bëri një propozim po ideja është kështu që mund të iki nga Vizioni, mund të mos iki nga Vizioni. Jam duke vlerësuar propozimin”, - tha Llakaj për Tiranapost.

Ndërkohë që u pyet edhe nëse do të kishte largim a do ishte individual apo i gjithë programit dhe ai tha se është autor i spektaklit të humorit, duke nënkuptuar që nëse ka ndryshime, shpërngulet i gjithë emisioni.

Drejtori i Top Channel Ben Blushi ka nisur një fazë ndryshimesh në këtë televizion duke synuar të afrojë emisionet dhe drejtuesit më të kërkuar të momentit.

Vetëm pak ditë më parë, ai i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut dhe ky i fundit ka thënë se është në bisedime dhe një ikje nga Tv Klan për të nuk do te ishte e lehtë.

Të këshilluara

Të famshmit që u shëmtuan nga botox-i

Kalimi i viteve duket se është një problem shumë i madh për disa personazhe të botës së spektaklit. Rrudhat e moshës janë të papranueshme për to dhe për këtë...

17:01

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI