Flash

1952/ Enver Hoxha: Në SHBA po vuajnë për bukën e gojës (dokumenti)

Lapsi.al 6 June 2018
1952/ Enver Hoxha: Në SHBA po vuajnë për bukën e gojës

*Nga Kastriot Dervishi

Sot shumë komunistë shkojnë si emigrantë në Amerikë. Nuk ndryshojnë aspak, por lavdërojnë regjimin e fukarallëkut të Enver Hoxhës dhe marrin të mirat e Amerikës. Deri dje, udhëheqësi i tyre shpirtëror, çfarë nuk fliste kundër Amerikës. I qante “proletariatit amerikan” se vuante për bukë, se çmimet ishin rritur, kishte papunësi, etj.

Ky toni, e kishte ndritur me tallona e triska, e kishte kthyer njeriun në kafshë dhe e mbante këtë popull me propagandë. Kongresi i dytë i Partisë së Punës u mbajt më 31 mars-7 prill 1952. Midis të tjerash, gjendet edhe fjali që sot duhen marrë si humor i mirëfilltë për të treguar se kush e ka drejtuar Shqipërinë.

Pjesë nga fjalimi i E.Hoxhës:

“Imperialistët amerikanë dhe anglezë, duke ndjekur shembullin e agresorëve hitlerianë, u imponojnë popujve të Shteteve të Bashkuara, të Anglisë, të Francës, Gjermanisë perëndimore, Italisë, Greqisë, Jugosllavisë dhe shumë popujve të tjerë të perëndimit, politikën e përgatitjes së luftës dhe e fusin ekonominë e këtyre vendeve në ekonominë e tyre të luftës.

Në këto vende janë shtuar jashtëzakonisht taksat, janë ngritur çmimet e çdo gjëje të nevojshme për jetesën e masave punonjëse të cilat rrojnë në një mizerje të tmerrshme. Në këto vende ku sundojnë amerikanët si edhe në Shtetet e Bashkuara vetë, papunësia ka arritur në një shkallë të padëgjuar ndonjë herë.

Kjo politikë lufte, natyrisht, shoqërohet me masa policore nga më fashistet, nga më të egrat, që ua kalojnë veprimeve të Gestapos. Njerëzit përparimtarë, njerëzit që mbrojnë paqen, persekutohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha vendet e marshallizuara, në mënyrën më barbare.

Bota kapitaliste shkon duke u zvogëluar, fusha e eksploatimit kapitalist po ngushtohet, sidomos në Europë e Azi, ku pas Luftës së Dytë Botërore u çliruan gjithashtu vendet e demokracisë popullore dhe Kinës së madhe të Mao Ce Dunit”.

*Ish-Drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI