Është përfolur shumë këto kohë për çiftin e njohur të aktorëve turq Fahriye Evcen dhe Burak Ozçivit (që njihet për rolin e Kemal-it). Gazetat më të njohura turke flisnin për një krizë mes çiftit, madje thuhej se ata ishin duke bërë seanca te psikologu për të shpëtuar martesën e tyre. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ata janë shprehur se nuk kanë nevojë për psikolog, pasi martesa e tyre shkon për mrekulli.
Madje postimi i fundit i Burak-ut e vërteton më së miri këtë gjë. Fahriye feston sot ditëlindjen dhe Burak ka bërë një postim në Instagram. “Gruaja ime e bukur gëzuar ditëlindjen, uroj të jemi të lumtur gjithmonë bashkë”, -ka shkruar aktori, në një foto ku çifti shfaqet i përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
