Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Analiza/ Lojtarët, skema apo trajneri... Kush është fajtori?

Lapsi.al 4 June 2018
Analiza/ Lojtarët, skema apo trajneri... Kush është fajtori?

Nga Europiani ne Botëror askush nuk do kishte besuar se Shqipëria do të ndryshonte aq shumë në performancë sa për tu dukur dy struktura pa pikën e lidhjes me njëra-tjetrën. Në vetëm dy vjet ajo skuadër historike u shndërrua ne melodramën e përhershme kuqezi, atë që me kualifikimin në Francë menduam se e kaluam.

Në fakt, pas dy miqësoreve me Kosovën e Ukrainën i kryqëzuari është Kristian Panuçi. Zgjedhjet e bëra, mënyra e lojës, por edhe arroganca mediatike i kane humbur shumë pikë teknikut italian. Në një llogari të thjeshtë, po të heqim portierin, që mbetet siguri si me Berishën ashtu dhe me Starkoshën, “kemi nxjerrë sytë ne vend të vëmë vetullat në të majtë të mbrojtjes.

Veseli i Panuccit - i tij sepse insiston dukshëm, të bën të duket 38-vjeçari Agolli një Roberto Carlos. Yarmolenko i fundit, por para tij edhe, Zhegrova, bënë fenomenin përpara mbrojtësit të Empolit. Qendra ka vetëm një ndryshim, nga ajo e padepërtueshmja e Euro-2016, por golat që merr dhe pasiguritë që transmeton e bën të duket e ndërtuar nga fillimi.

Mavraj nuk mundet të jetë në dy vende njëkohësisht, Djimsiti problematik dhe që nga largimi i Canës stabiliteti duket çështje e humbur. Në të djathtë është Hysaj, ishte edhe në Francë, por shkodrani është i çorientuar nga një repart që në 7 ndeshje ka pësuar 13 gola. Ndoshta është edhe çështje mbulimi me një treshe të pamenduar Ramadani-Lilaj-Lenjani.

Askush nuk ndërton. Janë pa ide dhe është çudi të mendosh se edhe ajo pak kohe qe mund te shfrytëzohet Basha anashkalohet. Tjetër histori kur “diga” e mesfushës kishte emra si Xhaka, Kukeli e Abrashi e pa iu futur skemës, treshja ofensive ka mbetur në mëshirë të fatit nga mesfusha anemike. Nuk kishim emra te nivelit botëror edhe ne France, por gjërat u bënë siç duhet, ndoshta sepse më shumë se gjithçka në fushë zbriste dëshira dhe një moral i lartë, që për një, apo më shumë arsye këto kohë mungon... ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zvicra shkon në Botëror me 4 shqiptarë

Zvicra ka bërë publike gjatë ditës së sotme listën me të cilët do të paraqitet në Botërorin e Rusisë. Nuk ka vend për shumë surpriza nga ana e trajnerit Petkovi...

18:50

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI