Flash

Analiza/ A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hyjmë në BE

Anëtarësimi në BE përfaqëson një transformim të madh ekonomik dhe institucional për Shqipërinë. Ndërsa debati publik shpesh përqendrohet tek efektet ekonomike afatshkurtra, provat tregojnë se përfitimet më të rëndësishme afatgjata do të vijnë nga forcimi i institucioneve dhe jo nga ndryshimet e menjëhershme makroekonomike.

22:33

Panuçi la konferencën në mes, Hafizi: Më mirë të mos kthehet më

Lapsi.al 3 June 2018
Panuçi la konferencën në mes, Hafizi: Më mirë të

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi, ka komentuar largimin e trajnerit Panuçi nga konferenca live, duke e quajtur jo normal veprimin e tij.

“Mënyra se si iku Panuçi nga konferenca live nuk ishte normale. Nëse ai vendos të ikë kështu, është më mirë të mos kthehet më. e kuptoj që të marrësh Kombëtaren pas suksesit të De Biazit nuk është gjë e lehtë, por ose duhet të marrë përgjegjësitë ose të ikë fare”, u shpreh Hafizi.

Për sa i përket aspektit tekniko-taktik, ish-trajneri i Kombëtares u shpreh: Nëse Panuçi do të bëjë eksperimente, t’i bëjë në të dyja ndeshjet, edhe këtu edhe me Kosovën. Sot mua m’u duk që u kthye në disa ide të lojës që kemi luajtur më parë. Hysaj është nga lojtarët më të konsumuar në Itali. Të gjithë e dimë çfarë aftësish ka. Nëse ky do të provojë lojtarë të rinj, pse të mos provojë Likën në të djathtë. Mavraj ka 3 muaj që nuk luan te Hamburgu, pse duhet ta fusësh në lojë. Edhe Veselin e kemi parë çfarë gabimesh ka bërë, pse duhet të kthehemi sërisht tek ai. Më parë kemi qenë më të stabilizuar në veprimet mbrojtëse. Kemi pritur të gabojë kundërshtari dhe shfrytëzojmë. Panuçi mendon që të luajë në sulm, por duhet të kesh idetë e qarta. Nuk mund të luash në sulm me 4-5-1. Kemi pësuar 7 gola në dy ndeshje. Mavraj, Hysaj, Lenjani dihet se kush janë. Duhen disa lojtarë që nuk kanë minuta. Ndoshta është nervoz dhe e ka humbur mendjen që pas ndeshjes me Norvegjinë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI